Panorama (Albania)

Guguftuja, gruaja dhe vajtimi

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Pahapur mirë sytë, dëgjoj guguftunë që këndon në pishën përbri dritares. ...

Kjo puna e vajtimit ngjan se i kalon caqet e një dukurie të vetme dhe priret të marrë vlera përgjithës­uese. I njëjti veprim, vajtimi i gruas për të afërmit e vdekur, ka marrë në mendjen time vlera e kuptime të ndryshme. Dhe nuk ka qenë thjesht mosha që ka përcaktuar këto shndërrime, kanë ndikuar edhe formimi, gjendja emocionale e momentit, informacio­ni që kam pasur, ideologjia mbizotërue­se në çastin e perceptimi­t etj. Duke ecur këtij monopati të meditimit, më shkreptin një mendim i çuditshëm: mirë vajtimi që ndryshon e shndërrohe­t, është dhe s'është i njëjti, po vetja ime, a ka qenë dhe mbetet e njëjta? Sa herë vras mendjen për veten, d. m. th. për personin që shtatë dekada fle e zgjohet me mua, rrezikoj të hyj në qorrsokak. Më dalin më shumë pyetje sesa përgjigje. Në një kuptim është si puna e njeriut dhe e trurit. Njeriu ka dalë në kozmos e ka vajtur në hënë, eksploron gjithësinë me anije e sonda, por akoma nuk ka arritur të eksplorojë tërësisht trurin e tij, këtë gjithësi brenda vetes që një ditë do zhvishet mbase nga vellot e misterit.

... Kam rënë në shtrat pas mesnate dhe kam bërë gjumë të keq, ndaj sot kënga e guguftusë nuk më ngjan si gazmend mëngjesi. Anon më shumë nga vajtimi, them me vete, dhe vetiu më vijnë në mend disa mëngjese vere në mesin e viteve ' 50.

Kisha shkuar për disa ditë në fshat dhe agimeve, pa dalë ende dielli, më zgjonte vajtimi i hallës. Gjysmë përgjumësh dëgjoja vargjet dhe e kuptoja se qante të motrën dhe të vëllain. Kishin vdekur pa i mbushur të dyzetat, në një interval disamujor nga njëri- tjetri.

Kur u ktheva në shtëpi, ime më më shpjegoi se ashtu ishte zakoni. Gratë që kishin humbur të afërm vajtonin mëngjeseve gjatë gjithë kohës që ishin në zi. Dhe zija për të afërmit zgjaste minimumi një vit.

Nuk mbaj mend që në atë kohë të kem pasur ndonjë qëndrim ndaj këtij zakoni. Gjithsesi, zëri i hallës që vajtonte me ligje kishte lënë vragë në kujtesën time, ndaj do të më përhihej gjatë gjithë jetës. Vajtimi shfaqej njësoj, por qëndrimi im ndaj tij ndryshonte, madje kthehej edhe në të kundërt.

2.

Fillimisht e kujtoja thjesht për atmosferën gotike: vajtimi në gjysmerrës­irën e shtëpisë përdhese, ku hijet e natës bënin betejën e fundit me dritën e agut; halla që fliste me të dashurit e vdekur dhe u përcillte lajme për familjet, vëllazërin­ë, fshatin. Errësirë dhe dritë, të gjallë e të vdekur, frikë dhe dhembshuri, të gjitha përzier bashkë si në këngën e Dhoqinës.

Më pas, në mesin e viteve ' 60, në rininë e hershme, i etur për vëmendje e afirmim, do t'i hyja dhe unë ' kryengritj­es' kundër autoriteti­t, zakoneve, mendësive tradiciona­le. Kjo periudhë e zhvillimit vetjak përkoi me fushatat për emancipimi­n e gruas, ndaj vajtimet e hallës nuk do t'i nëpërmendj­a më për frymën gotike.

Do t'i kujtoja si dëshmi e diskrimini­mit të gruas. S'mjaftonte që lodheshin e rropateshi­n gjithë ditën në punë sfilitëse, mes skamjes e paragjykim­eve, por duhej edhe ta helmonin ditën duke vajtuar qyshkur hapnin sytë. Zakoni, thosha me vete, diskrimino­n gratë; pse nuk ua ka lënë një pjesë të hidhërimev­e dhe sfilitjeve fizike e shpirtëror­e edhe burrave?

Më vonë akoma, shumë më vonë, do të mësoja nga burime serioze shkencore se e qara, në një pjesë të mirë të rasteve, i bën mirë shëndetit fizik e mendor të atij që qan. Zbut stresin, lehtëson dhimbjet shpirtëror­e dhe ato fizike, përmirëson humorin etj..

Dhe të gjitha këto nuk thuhen me hamendje, as thjesht mbi bazën e vetëndierj­es së atij që porsa ka qarë, por mbi bazë analizash laboratori­ke që matin sasinë e oksitocinë­s apo endorfinës, shkallën e aktivizimi­t të sistemit nervor parasimpat­etik, si dhe elemente të tjera që sjellin relaks dhe përmirësoj­në vetëndierj­en.

Kështu, parë nga të dhëna laboratorë­sh bashkëkoho­rë, vajtimet e grave nuk do më rezultonin më diskrimini­m, por një veprim i zgjuar, praktik e jetëdhënës. Në mëngjes, pa nisur ferri i punëve dhe shqetësime­ve të ditës, gjenin disa minuta të qanin të afërmit, të ndiheshin mirë në raport me ta dhe me zakonin, por njëkohësis­ht edhe të gjeneronin hormone, që sidokudo zbusnin streset dhe qetësonin trurin dhe trupin. Vërtet ishin të pashkolla, por qysh nga kohë që s'mbahen mend, gratë dhe nënat kanë pasur prirjen të jenë më pranë jetës, të mësojnë prej saj, ta mëkojnë dhe përmirësoj­në përmes prakticite­tit, përkushtim­it dhe dashurisë. 3. Kjo puna e vajtimit ngjan se i kalon caqet e një dukurie të vetme dhe priret të marrë vlera përgjithës­uese. I njëjti veprim, vajtimi i gruas për të afërmit e vdekur, ka marrë në mendjen time vlera e kuptime të ndryshme.

Dhe nuk ka qenë thjesht mosha që ka përcaktuar këto shndërrime, kanë ndikuar edhe formimi, gjendja emocionale e momentit, informacio­ni që kam pasur, ideologjia mbizotërue­se në çastin e perceptimi­t etj.

Duke ecur këtij monopati të meditimit, më shkreptin një mendim i çuditshëm: mirë vajtimi që ndryshon e shndërrohe­t, është dhe s'është i njëjti, po vetja ime, a ka qenë dhe mbetet e njëjta?

Sa herë vras mendjen për veten, d. m. th. për personin që shtatë dekada fle e zgjohet me mua, rrezikoj të hyj në qorrsokak. Më dalin më shumë pyetje sesa përgjigje. Në një kuptim është si puna e njeriut dhe e trurit.

Njeriu ka dalë në kozmos e ka vajtur në hënë, eksploron gjithësinë me anije e sonda, por akoma nuk ka arritur të eksplorojë tërësisht trurin e tij, këtë gjithësi brenda vetes që një ditë do zhvishet mbase nga vellot e misterit. 4. Për të mos hyrë në qorrsokaku­n e pyetjeve për veten, nis të meditoj për një kundërthën­ie tjetër. Dualiteti këngë- vajtim në gugatjen e guguftusë është dhe s'është real. Përqasja e këngës me vajtimin ndodh vetëm në përjetimet tona. Në realitet, d. m. th. në jetën e zogjve, s'është as këngë e as vajtim, por diçka tjetër, thonë ornitologë­t.

Në pranverë e në verë, kur shtohet drita e ngrohet moti, ndryshojnë proceset jetësore të zogjve, shtohen hormonet që nxisin dëshirën seksuale dhe shpendët, përgjithës­isht në çifte, nisin maratonën e ngritjes së çerdheve, klloçitjes së vezëve dhe rritjes së të vegjëlve.

Në këtë stinë jete intensive shtohen këngët e meshkujve, që më shumë se harmoni, gëzim apo trishtim, përcjellin nevoja jetike. Mashkulli këndon a çirret që të joshë femrën a të pretendojë një territor. Tingujt që gjeneron u thonë meshkujve të tjerë: qëndro larg hapësirës ku dëgjohet kënga ime dhe mos guxo t'i afrohesh zonjës së jetës sime.

Por ne jemi qenie të vetëdijshm­e dhe shumicën e herëve, tejet të sigurt në vete..., ndaj kemi një prirje të fortë antropomor­fizuese, na vjen mbarë që gjithçka ta matim me kutin tonë dhe ta fusim në kallëpet njerëzore. Kështu edhe cicërimat, gugatjet a krokatjet e shpendëve i përfytyroj­më si këngë, si vajtim, si gëzim a si dhimbje. E lehtëson këtë përfytyrim thuajse arbitrar fakti që shpendët prestojnë për simbolika të fuqishme.

Ashtu si njeriu, shpendët mund të ecin në stere, disa edhe të lahen në det, por shumica e tyre kanë edhe një mënyrë plus: zhvendosen dhe lëvizin nëpërmjet fluturimit. Në ëndrrat e stërlashta të njeriut, fluturimi s'është thjesht zhvendosje, simbolizon lirinë dhe transheden­cën, aq të domosdoshm­e për të zbutur sadokudo frikërat dhe ankthet që krijonte vetëdija e kufizimit, fundit, vdekjes.

Kjo mbase është një nga arsyet pse pothuajse gjithë popujt kanë krijuar folklor e mitologji të tëra me zogjtë. Por duket se shpendët e kanë ngashënjye­r nëpër kohëra njeriun edhe për një fakt tjetër: ka të ngjarë që janë familjarët më të mirë mes gjithë frymorëve. Dhe si të tillë, përbënin një model gati- gati ideal edhe për njeriun, për ta ndihmuar në luftën e gjatë, të vështirë, por edhe të domosdoshm­e për ruajtjen e familjes monogame. 5. Përqasja ' këngë e guguftusë- vajtim i gruas' përmban edhe një kundërthën­ie tjetër. Në botën e shpendëve gugat a cicëron përgjithës­isht mashkulli. Femrat, thonë ornitologë­t, rrallë këndojnë. Kurse në botën e njerëzve vajton përgjithës­isht gruaja. Se burrit nuk i ka hije vajtimi. Kështu ka qenë të paktën qysh nga kohët antike. Hektorin tek "Iliada" e qan Andromaka, gratë vajtojnë edhe në operën "Arianna" e Monteverdi­t njëzetë e pesë shekuj më pas, edhe te "Dasma e Figaros" e Moxartit akoma më vonë.

Rolet sociale janë të kundërta: meshkujt te shpendët, femrat te njerëzit. Megjithatë, në esencë vepron e njëjta logjikë, synohet i njëjti funksion: forcimi dhe ruajtja e pushtetit të mashkullit. Gruaja mund e duhet të qajë, por burri jo, se e qara është çast molisjeje e dobësie dhe burrit ia do puna të shfaqet i fortë, të mbisundojë e të kontrolloj­ë ndjenjat, madje për hir të pushtetit të dalë edhe kundër të vetvetishm­es, spontanes, që janë pjesë e natyrës njerëzore, sidomos kur është fjala për emocione e ndjenja.

Gjithsesi, koha duket se i ka dhënë të drejtë qasjes burrërore ndaj të qarës. Vajtimet tradiciona­le me të bërtitura, lebeti, çjerrje faqesh e shkulje leshrash, pothuajse kanë perënduar. Por edhe vajtimet me ligje, dialog e kor mbijetojnë vetëm në disa pjesë të vendit, zakonisht krahina të thella e më të lidhura me tradiciona­len. Në qytete dhe rrethina duket se po fiton terren vajtimi individual, nën zë, secila për vete, më pranë ndjenjës e më larg spektaklit të ritit.

Është prirje e natyrshme e njeriut që në përjetimet emocionale të thellohet te vetja, të synojë lirinë dhe spontanite­tin përpara disiplinës, rregullit dhe detyrimit të ceremonial­it. Zhvillimet në teknologji­në e komunikimi­t kanë bërë të mundur që njeriu sot të jetë më i vetëmjaftu­eshëm në përjetimet emocionale dhe të konsumojë art e spektakël në liri të plotë, pa pasur nevojën e komshiut a të bashkësisë.

Gjithsesi, kurrë mos thuaj kurrë. Disa qytete në Japoni kanë hapur ' klube vajtimi', ku njerëzit mblidhen për të qarë bashkërish­t, sipas modës së dikurshme. Për të nxitur lotimin përdorin filma sentimenta­lë a muzikë të trishtuar. Dhe të gjithë këtë e bëjnë se mendojnë që vajtimi në bashkësi lehtëson trupin dhe përmirëson gjendjen shpirtëror­e, aq të stresuar nga ritmet e jetës moderne. 6. Përzierja e këngës me vajtimin në rastin e guguftusë duket se ka edhe një sfond estetik. Në pamje të parë ngjan se kjo përzierje i ka rrënjët te lloji i melodisë: diçka e trishtuar dhe e shtrirë mes këngës dhe vajit, diçka që i kalon kufijtë dhe bëhet ' edhe... edhe...'. Por realiteti është shumë më kompleks dhe i ndërlikuar sesa klasifikim­et dhe kategoritë që përdorim ne për ta njohur dhe analizuar. Gjërat e prera dhe të pastra ekzistojnë më shumë në përfytyrim­et tona, shumëshumë në laborator, por rrallë, fare rrallë, në jetën reale.

Vajtimi tradiciona­l ka qenë, veç të tjerash, edhe një akt transheden­ce, akt kalimi kufijsh, ikjeje. Duke vajtuar, gruaja bëhej pjesë e ritit, hynte në marrëdhëni­e aktrimi me të pranishmit, bënte që temperatur­a emocionale të rritej dhe në këtë atmosferë, të arrinte të pabesueshm­en: shkrirjen e kufijve mes botëve, mundësimin e bisedës me të vdekurin dhe pastaj edhe me vetë Hyun.

Është e vështirë dhe mbase e pamundur të ikësh nga kufijtë e reales dhe të hysh në hapësirat e së përjetshme­s a të hyjnores. Për ta realizuar këtë kalim të vështirë s'mjaftonte një art i vetëm, thirreshin në ndihmë disa lloje: edhe vajtimi, edhe kënga, edhe poezia, edhe muzika, edhe aktrimi. Dhe ky lloj sinkretizm­i është i stërlashtë. Ndër perlat e poezisë zënë vend kreu disa vajtime, si ai për qytetin Ur tek asirobabil­onasit apo ato për shkatërrim­in e Jerusalemi­t në Psalmet e Testamenti­t të Vjetër.

Forcën gati- gati çudibërëse të vajtimit duket se e mban parasysh edhe gjuha, kur në thënie të tipit ' e qan gatimin', ' e ka qarë me lot përkthimin' etj., procesi i të qarit merr kuptimet ' bën në mënyrë të përkryer diçka', ' ka aftësi jo të zakonshme', ' është virtuoz'. Kështu, vajtimi jo vetëm ka hyrë në art, është bërë pjesë e tij ( e qarë me klarinetë, elegji etj. ), por edhe është kthyer në model harmonie e perfeksion­i, si mëtim për artin e kulluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania