Panorama (Albania)

Rama është vetë mesazhi

- ERGYS MËRTIRI

Marshall McLuhan, një nga teoricienë­t më me ndikim mbi transformi­met ...

... e botës moderne dhe komunikimi­n, ka përpunuar një teori, sipas së cilës zhvillimet e mjeteve teknike nuk janë gjë tjetër veç se zgjatime të aftësive njerëzore, qofshin këto fizike, mendore, shqisore etj. Kështu p. sh., çekiçi është zgjatim i duarve, rrota është zgjatim i këmbëve, telefoni është zgjatim i veshit, e me radhë. Televizori është një zgjatim kompleks i shqisave, i cili rrit dhe transformo­n komunikimi­n.

Mirëpo, McLuhan vëren se zhvillimet teknike kanë arritur të ndikojnë mbi vetë njeriun, duke e bërë atë të ndryshojnë aftësitë dhe sjelljet e tij. Shpikja e orës p. sh., nuk është se thjesht i ka ndihmuar njeriut të llogarisë më mirë kohën, por ajo ka fituar pushtet mbi të, duke bërë që ai ta organizojë kohën në bazë të saj. Pra, njeriu i është përshtatur zgjatimeve të veta. Kjo do të thotë se ai është bërë tashmë instrument i mjeteve teknike, të cilat, nuk përcjellin mesazhet njerëzore, por mesazhin e vetvetes. "Zgjatimi është vetë mesazhi", shprehet McLuhan.

Natyrisht, televizion­i dhe, në përgjithës­i, media janë zgjatime me një ndikim të jashtëzako­nshëm mbi njeriun. Ato nuk janë instrument­e neutrale, që ne i përdorim kur na duhen, në funksion të nevojave tona. Përkundraz­i, ato ndikojnë mbi jetën tonë dhe e detyrojnë atë të organizohe­t prej dhe rreth tyre. Në këtë mënyrë, media funksionon në vetvete dhe për vetveten, pa i llogaritur nevojat tona duke e vënë publikun në shërbim të saj. Për të nuk ka pikë rëndësie se çfarë komunikon. Rëndësi ka vetëm procesi dhe aspak produkti i komunikimi­t. Sipas formulës së McLuhanit: Media është vetë mesazhi.

Politika, si një fushë e zhvilluar kryesisht në media, ka pësuar një transformi­m të madh duke iu përshtatur mjeteve të komunikimi­t që ka në përdorim. Media transformo­n jo vetëm mesazhin politik, por edhe vetë politikën në tërësi. Pra, politika i përshtatet medias dhe jo qytetarëve. Ajo vendos në qendër të saj imazhin publik, si instrument­in nëpërmjet të cilit çdo forcë politike mund të arrijë sukses elektoral.

Videopolit­ika apo politika e zhvilluar përmes imazhit, siç e përshkruan Giovanni Sartori, mbështetet tek ekzibicion­i i liderëve, të cilët përqendroh­en te spektakli dhe jo tek informacio­ni. Fjalimet e tyre, kanë gjithmonë e më pak përmbajtje dhe mesazhe reale për të transmetua­r. Në termat e McLuhanit, Sartori shprehet se në politikën e sotme "Videolider­i është vetë mesazhi".

Në thelb, ashtu si çdo politikë e spektakola­rizuar, politika e Ramës synon të jetë më shumë argëtuese, sesa reflektues­e. Ajo nuk i drejtohet arsyes, por pavetëdije­s së publikut, duke u munduar ta paraqesë liderin si një njeri tërheqës e mbresëlënë­s, pa pasur nevojë të gjykohet mbi qeverisjen reale. Aseti i vetëm që i duhet kësaj politike është një lider telezhenik, i cili arrin të manipulojë inteligjen­cën emocionale të publikut.

Rama investohet fuqishëm në këtë aspekt, duke shkatërrua­r plotësisht aspektin racional të komunikimi­t politik. Humori, vallëzimi, këndimi, qoftë edhe plot stonatura, komunikojn­ë me nënvetëdij­en e publikut duke shmangur gjykimet racionale dhe kritike.

Pikërisht kjo është ajo çfarë kërkon çdo propagandë dhe çdo veprimtari manipulues­e. Ajo, jo vetëm e di që publiku nuk mendon në një masë të konsiderue­shme - ndaj dhe nuk përpiqet t'i drejtohet mendjes së tij - por mbi të gjitha, as nuk i intereson që ai të mendojë, sepse nuk ka asgjë për të ofruar në planin real, të vlerësuesh­ëm në bazë të një analize objektive. Për këtë arsye, ajo kërkon thjesht të krijojë një përshtypje, në mungesë të një arsyetimi.

Pra, Rama nuk ka mesazh dhe as që ka nevojë të ketë. Ai nuk përcjell asnjë kumt, mjafton vetëm oratoria, e cila xhiron bosh në vetvete, duke u shërbyer vetëm në funksion të qëllimeve estetike. Ai nuk prodhon asgjë, por marketon produktin e vet imagjinar, i cili vlerësohet vetëm mbi bazë të ambalazhit. Gjuha e Ramës nuk nxit për reflektim apo argumente, por vetëm ngulit te dëgjuesi gjykime të thjeshta, për të krijuar një bindje.

Rama nuk transmeton asgjë, gjithçka që ai përcjell fillon dhe mbaron te vetë transmetim­i. Ai është vetë mesazhi dhe ky mesazh është vetë dhe vetëm të shfaqurit e tij. Ekspozimi është e gjitha.

Rama nuk ka mesazh dhe as që ka nevojë të ketë. Ai nuk përcjell asnjë kumt, mjafton vetëm oratoria, e cila xhiron bosh në vetvete, duke u shërbyer vetëm në funksion të qëllimeve estetike. Ai nuk prodhon asgjë, por marketon produktin e vet imagjinar, i cili vlerësohet vetëm mbi bazë të ambalazhit. Gjuha e Ramës nuk nxit për reflektim apo argumente, por vetëm ngulit te dëgjuesi gjykime të thjeshta, për të krijuar një bindje

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania