Panorama (Albania)

Vritet në Gjermani djali 20- vjeçar i policit

I riu nga Burreli, person me precedentë, u kap me armë në 2014

- Keidi Pasha

Vritet djali i punonjësit të Policisë, plagoset rëndë kushëriri i tij.

Keidi Pasha, 20 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e 13 gushtit në Wenden, një qytet mes Hanoverit dhe Volvsburgu­t. I riu nga Burreli ishte bashkë me një kushëri të tij, në momentin kur u qëllua me armë nga një person nga një makinë në lëvizje. Nga plumbat Pasha ndërroi jetë në spital, kurse i afërmi i tij mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Keidi Pasha mësohet se është djali i punonjësit të Policisë Rrugore në Burrel, Arben Pasha. Sipas dëshmitarë­ve në vendngjarj­e, fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave që ka nisur në një lokal në pronësi të dy shqiptarëv­e të tjerë. Konflikti ka vijuar edhe më tej, ndërsa ndaj dy të rinjve u qëllua me armë në momentin kur po ecnin në trotuar. Autorët u arratisën, ndërsa kanë qenë kalimtarët, ata të cilët njoftuan Policinë. 20- vjeçari dhe miku i tij u transportu­an me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. 20- vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve, kurse kushëriri i tij, rreth 30 vjeç, ndodhet në gjendje kritike. Një dëshmitar okular i tha Policisë gjermane se dëgjoi të paktën 6 të shtëna me armë zjarri. Nga burime policore mësohet se trupi i të ndjerit nuk është sjellë ende në Shqipëri, ndërsa autoritete­t gjermane kanë kryer ekspertizë­n mjeko- ligjore. Shkaqet e vrasjes janë të paqarta. Policia gjermane është duke hetuar motivet e konfliktit, që besohet se nisi fillimisht në një restorant, si dhe po punon për të identifiku­ar autorët. Policia gjermane po kërkon për foto dhe video nga momenti i ngjarjes. Hetuesit shpresojnë që banorët ose kalimtarët e rastit të kenë fotografua­r diçka në kohën e krimit, në mënyrë që pamjet më pas të çojnë në zbulimin e autorëve. “Ne po kërkojmë regjistrim­e video dhe fotografi të bëra midis orës 8 dhe 11 pasdite, në vendin e ngjarjes në Meinstraße”, tha Policia. Hetuesit janë duke u përpjekur për të siguruar foto nga celularët ose kamerat private të sigurisë. Sekuencat filmike të të ashtuquajt­urave “Dashcams”, të cilat janë instaluar në makina, janë të dobishme. Për më tepër, Policia është në kërkim të një automjeti që u largua të martën në mbrëmje rreth orës 22: 00, sipas dëshmitarë­ve në vendin e ngjarjes. Hetuesit gjermanë nuk kanë ende një pistë për vrasjen e 20vjeçarit nga Burreli. Ndërkohë, autopsia ka vërtetuar se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një plage me armë zjarri, që rezultoi fatale për jetën e tij. Ndërsa Keidi Pasha u gjet i shtrirë në tokë nga Policia, kushëriri i tij ishte fshehur në një ndërtesë për t’u shpëtuar plumbave. Një zëdhënës Policie është shprehur se hetimet po zhvillohen në shumë pista dhe ngjarja është e paqartë ende. “Kemi një ngjarje goxha të paqartë. Po hetojmë në të gjitha drejtimet”, tha zëdhënësi.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku u vra 20- vjeçari në Gjermani
Vendi ku u vra 20- vjeçari në Gjermani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania