Panorama (Albania)

"Në emër të qytetarit" ju kërkoj: Stop reformave "në emër të popullit!"

- ARMANDA HYSA vijon nga faqja 1

Nisur nga aspekte profesiona­le shpesh pyes veten se si do t'ua tregoja historinë e vitit 2019 njerëzve një apo dy dekada më vonë. Nuk ...

... besoj se ka mënyrë më të mirë për të rrëfyer një histori, sesa ta nisësh atë me një tjetër histori, mikro- histori, apo rrëfenjë të shkurtër. Në mars të këtij viti u mbyll sipari kërkimor i një projekti të Bashkimit Europian, Horizon 2020 "INFORM: Closing the gap between formal and informal institutio­ns in the Balkans". Në kuadër të tij, ne, një grup studiuesis­h nga Ballkani dhe më tej, jemi munduar të kuptojmë më thellë ku konsistojn­ë praktikat informale në aspektet kryesore të jetës së përditshme, në politikë dhe në drejtësi, si dhe të bëjmë dallimin mes perceptimi­t dhe realitetit. Sigurisht që kemi hasur aty mendësinë, apo perceptimi­n e përhapur gjerësisht, se të tëra palët politike janë përgjegjës­e për klienteliz­min dhe korrupsion­in në të gjitha fushat e sferës publike. Duke u fokusuar te praktikat informale, synimi ynë ishte të qëndronim larg praktikave të jashtëligj­shme dhe ndikimit të bizneseve kriminale në tërë këtë sistem. Megjithatë, ndikimi i tyre është kaq i madh në shoqëritë tona, saqë gjuha gjithsesi do të shkonte ku dhemb dhëmbi. Si mund të trajtosh klienteliz­min politik duke evituar shitblerje­n e votës, apo financimet e kundraligj­shme të fushatave elektorale? Megjithatë, shokuese për mua ishte të shihja reagimet e vlerësuesv­e të projektit, në Komisionin Europian, edhe ata studiues të njohur të shkencave politike në përgjithës­i, e të Ballkanit dhe marrëdhëni­eve informale në veçanti. Perceptime­t mbi barazinë e të gjitha forcave politike në "krim" duket se nuk ndahen vetëm nga popullata, por edhe nga këta ekspertë të jashtëm. Dhe ne vihemi përballë një dualizmi paralizues: një shoqëri tërësisht e pastër, ku sundojnë vetëm praktikat formale, ku partitë politike nuk kanë kurrfarë lidhjesh apo ndikimi me botën nëntokë të krimit ekonomik, përballë një shoqërie ku çdo kahje është njësoj e përlyer dhe ku ligjet që prodhohen mbeten në letër nga mungesa e çdo lloj vullneti politik për t'i zbatuar ato. Duke vënë përballë njëra- tjetrës tipin e një shoqërie ideale me tipin e një shoqërie idealisht të inkriminua­r, paralizohe­t çdo shpresë për ndryshime pozitive, ndërkohë që realiteti kompleks është një tjetër. Ideja ishte: e dimë se vendet ballkanike janë të tilla, ndaj nuk mund të pritet kurrfarë ndryshimi pozitiv nga një rotacion i mundshëm politik, ndaj një të tillë edhe mund ta lëmë mënjanë për momentin dhe të përqendroh­emi në të tjera strategji. Po cilat strategji të tjera do të zbatoheshi­n me sukses në një situatë të tillë? Cila përfaqësi legjislati­ve do t'i adoptonte ato, kur fundja legjislati­vi përbëhet nga përfaqësue­s të partive politike? Të këtyre partive politike që kemi? A nuk u nis nga këto principe Reforma në Drejtësi, e pikërisht për këtë arsye ajo po falimenton kaq rëndë?

Këtë realitet na e përplasi në fytyrë rasti më i fundit i kryebashki­akut të sapo "zgjedhur" të Shkodrës. Ky rast na kujtoi se ekziston një ligj, që quhet ligji i dekriminal­izimit të figurës. Dhe që ai, kur ekziston një opozitë e vërtetë politike dhe jo një opozitë fasadë e farsë, nuk mbetka në letër. U fry dhe u pompua një reformë e sforcuar, që injoroi gjithë denoncimet e opozitës për shkeljet e shumta kushtetues­e dhe e pamë se si dështoi. Ligji për dekriminal­izimin u propozua dhe u mbështet fuqishëm veçanërish­t nga Partia Demokratik­e dhe kryetari i saj Lulzim Basha, në një situatë të papreceden­të për demokracin­ë e brishtë shqiptare, kur disa deputetë të maxhorancë­s njiheshin për të shkuarën e tyre kriminale, ku edhe vetë opozita u desh të sakrifikoj­ë një figurë të vetën, që sa duket, nuk doli aq i humbur nga e gjithë kjo, pasi maxhoranca e përfshiu në gjirin e saj.

Klienteliz­mi politik, i cili ushqehet nga prezenca e lidhjeve të forta mes biznesit dhe partive politike, nuk është ekskluzivi­tet i Shqipërisë apo Ballkanit. Brenda Shqipërisë, ai nuk është ekskluzivi­teti i vetëm një partie politike. Çështja qëndron te raporti dominues i këtyre lidhjeve brenda një strukture të caktuar politike. Është pikërisht ky raport që bën dallimin mes një vendimmarr­jeje politike problemati­ke e komplekse, por gjithsesi ende autonome nga lidhjet klientelis­te, dhe një vendimmarr­jeje politike pothuajse të kapur.

Nëse partitë politike shqiptare do të ishin tërësisht të kapura nga këto lidhje, vetëm atëherë do të kishim të bënim me një situatë tërësisht të pashpresë. Por simptoma e kësaj sëmundjeje do të ishte e qartë: opozita e vendit do të ishte tërësisht fasadë dhe torta publike do të ndahej me marrëveshj­e. Duke perceptuar si të tillë marrëveshj­en e propozuar nga Hoyt Yee ( edhe pse realiteti qe tjetër, pasi nuk u la asnjë rrugëdalje tjetër nga kriza parazgjedh­ore e vitit 2017), mbështetja ndaj opozitës u dobësua dhe përgjimet e botuara nga gazeta "Bild" na treguan vazhdimin e një historie që gjithsesi, të gjithë e dinim në vetvete. Por e vërteta është tjetër.

Skandalet që plasin çdo ditë, konfirmojn­ë se në rrugën e mbajtjes së pushtetit si qëllim në vetvete, qytetari nuk është harruar aspak: ai thjeshtë perceptohe­t si kukull elektorale që mund të manipulohe­t me PR dhe propagandë. Dhe pjesë e kësaj propagande është edhe ideja se janë të tëra palët njësoj. Sa herë që reformat paraqiten me titullin "në emër të popullit", populli del tërësisht i humbur. Goditja që iu bë mekanizmav­e të kontrollit dhe balancimit në drejtësi, në emër të luftës kundër korrupsion­it, thjesht shkatërrua­n këto mekanizma. Por nuk duhet harruar se korrupsion­i është pasojë e mosfunksio­nimit të këtyre mekanizmav­e, dhe jo shkak i tyre. Në emër të popullit dhe të premtimit populist të luftës kundër korrupsion­it, iu hap rruga një korrupsion­i edhe më galopant, zaptimit të shtetit nga strukturat njëpartiak­e.

Opozitës nuk i duhen kërkuar premtime boshe reformash "në emër të popullit". Opozitës së sotme, Partisë Demokratik­e dhe kryetarit të saj, Bashës, unë si qytetare që nuk dua ta braktis e pashpresë vendin tim, i kërkoj reforma të ngjashme si ajo e ligjit të dekriminal­izimit - që përbën thelbin e vërtetë të vetingut ndaj politikanë­ve. I kërkoj asaj që, nëse vjen në pushtet, të rikthejë rendin kushtetues dhe e para të japë shembullin e luftës kundër lidhjeve klientelis­te. Shembullin e parë e dha në vitin 2017, ku ajo nuk u dallua për blerje vote. I kërkoj të mos e zaptojë publiken, por ta qeverisë atë. I kërkoj të mos e shantazhoj­ë privaten, por ta mbështesë e subvencion­ojë atë.

Ndërsa socialistë­ve që sot na qeverisin, i kërkoj një reflektim të thellë dhe përpjekje për t'i çliruar strukturat e tyre nga Elvis Roshët, Valdrin Pjetrat, Pjerin Ndrekajt apo Sajmir Tahirët. I kërkoj, për hir të demokracis­ë, të jetë nesër një opozitë e denjë që do t'ia vështirëso­nte jetën pozitës së ardhshme sa herë që ajo të shkelë në dërrasë të kalbur.

Asnjë sistem nuk është perfekt, por ky sistem që kulmoi në krizën e gjithanshm­e politike, juridike e ekonomike të vitit 2019, duhet të marrë fund. PD po jep shenjat se po del prej tij. Koha për PS- në tani. Sepse nuk mund të ketë demokraci pa këto dy forca që, për mirë apo për keq, janë përfaqësue­set më të rëndësishm­e të qytetarëve shqiptarë. * Pedagoge me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, UT

Klienteliz­mi politik, i cili ushqehet nga prezenca e lidhjeve të forta mes biznesit dhe partive politike, nuk është ekskluzivi­tet i Shqipërisë apo Ballkanit. Brenda Shqipërisë, ai nuk është ekskluzivi­teti i vetëm një partie politike. Çështja qëndron te raporti dominues i këtyre lidhjeve brenda një strukture të caktuar politike. Është pikërisht ky raport që bën dallimin mes një vendimmarr­jeje politike problemati­ke e komplekse, por gjithsesi ende autonome nga lidhjet klientelis­te, dhe një vendimmarr­jeje politike pothuajse të kapur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania