Panorama (Albania)

Turistët spanjollë nuk pëlqejnë ushqimin, dhunohen nga pronarët e restoranti­t

Biznesmenë­t u thyejnë xhamin e furgonit me sende të forta. FNSH parandalon përshkallë­zimin e konfliktit. Ndalohet 61- vjeçari

-

Erdhën për pushime në Sarandë, turistët nga Spanja e pësojnë keq nga pronari i një restoranti.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Porto Palermo të Himarës. Pesë turistë spanjollë, të cilët kishin shkuar me jaht në Sarandë, janë goditur me grushte nga pronarët e restoranti­t ku kishin zgjedhur të konsumonin drekën. Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e restoranti­t dhe kanë porositur peshk të freskët. Më pas ata kanë kërkuar që të shohin peshkun paraprakis­ht për t'u siguruar për cilësinë e tij. Pasi u është treguar peshku nga personeli, turistët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë kërkuar të anulojnë porositë dhe të largohen. Por kjo ka sjellë acarimin e pronarëve të restoranti­t, që kanë ndjekur nga pas furgonin me të cilin po largoheshi­n miqtë nga Spanja. Pasi u kanë zënë rrugën, ata kanë nisur ta godasin mjetin me sende të forta dhe kanë tentuar që të dhunojnë fizikisht shoferin dhe turistët spanjollë. Në konflikt e sipër, pronarët e lokalit kanë nxjerrë edhe armët e ftohta për të goditur turistët. Madje, ata kanë thyer edhe xhamin e furgonit, i cili po i shoqëronte ata. Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve, që janë shqiptarë. Pas kësaj, turistët kanë njoftuar Policinë e Sarandës. Konflikti mund të ishte përshkallë­zuar edhe më tej nëse në vendin e quajtur Volloder, furgoni i turistëve me xhamin e përparmë të thyer nuk do të ishte pikasur nga një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, që gjatë sezonit veror është stacionuar në Sarandë dhe Vlorë. Efektivët e FNSH- së u kanë dhënë ndihmën e parë turistëve, ndërkohë që forca të shumta të Policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH- së u vunë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariat­in e Policisë në Sarandë, ku janë marrë në pyetje të dyja palët, turistët dhe pronarët e lokalit. Nga një informacio­n konfidenci­al paraprak mësohet se "spanjollët kanë porositur peshk për drekë dhe ndërkohë që po përgatitej për skuqje, kanë shprehur rezerva për cilësinë e peshkut dhe janë larguar. Pas kësaj, pronarët kanë ndjekur furgonin nga pas, duke i sulmuar me mjete të ftohta". Pronari i restoranti­t ku ka ndodhur ngjarja mësohet se është Arqilea Kokëdhima. 61- vjeçari pas ngjarjes ka përfunduar në spital, për shkak se ka paraqitur komplikaci­one shëndetëso­re. Pranë restoranti­t në pronësi të tij në zonën e Porto Palermos ka në pronësi edhe vaska peshku. Kokëdhima mësohet se disa vite më parë ka qenë dhe pretendent për të marrë drejtimin e OSHEE- së dhe është një person i njohur në zonën e Sarandës dhe Vlorës.

Fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e restoranti­t dhe kanë porositur peshk të freskët. Më pas, ata kanë kërkuar që ta shohin peshkun paraprakis­ht. Pasi u është treguar peshku nga personeli, turistët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë kërkuar të anulojnë porositë dhe të largohen. Por kjo ka sjellë acarimin e pronarëve të restoranti­t, që kanë ndjekur nga pas furgonin me të cilin po largoheshi­n miqtë nga Spanja.

 ??  ??
 ??  ?? Makina e goditur e turistëve spanjollë
Makina e goditur e turistëve spanjollë
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania