Panorama (Albania)

‘ Shkodra’, Basha: S'ndryshon asgjë deri në largimin e Ramës

"Një kriminel më pak në politikë, një uzurpator më pak"

-

Valdrin Pjetri dorëzoi dje mandatin e kryebashki­akut të Shkodrës pa u betuar ende.

Por kjo nuk u cilësua si një fitore nga ana e kryetarit të Partisë Demokratik­e. Pak minuta pasi Pjetri bëri të ditur vendimin që kishte marrë për të mos u betuar si kryebashki­ak i Shkodrës, Lulzim Basha reagoi nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ku theksoi se dorëheqja e detyruar largon një kriminel më shumë nga politika. "Një kriminel më pak në politikë, një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon, deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik", u shpreh kryetari i PD- së.

NGJARJA

Pak ditë më parë, Partia Demokratik­e, nëpërmjet sekretarit të përgjithsh­ëm, Gazmend Bardhi, bëri publike dokumentet e marra nga institucio­net italiane ku dëshmohej se Valdrin Pjetri ishte i dënuar në Firence të Italisë në vitin 2003 për trafik droge. Këtë gjë Pjetri nuk e kishte shënuar në formularin e vetëdeklar­imit, gjë e cila do ta pengonte menjëherë për të hyrë në garë për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Në dokumentet e publikuara, rezultonte se Valdrin Pjetri në vitin 2003 ishte arrestuar nga Policia e Firences nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pas kësaj, ai kishte dalë përpara Drejtësisë italiane ku kishte pranuar fajësinë dhe më pas ishte kishte nënshkruar një marrëveshj­e për të mos vuajtur dënimin në Itali. Sipas kësaj marrëveshj­eje, Pjetri kishte marrë ekspulsin nga shteti Italian dhe ishte rikthyer në Shqipëri duke mos vuajtur dënimin me burg. Të gjitha këto të dhëna të publikuara nga Partia Demokratik­e u faktuan edhe nga Zëri i Amerikës. Ditën kur dokumentet u bënë publike, Zëri i Amerikës bëri një lajm ku theksonte se i kishte verifikuar këto të dhëna pranë burimeve të tyre dhe ishin të vërteta. Pas kësaj, rrjedhja e ngjarjes shkoi deri në dorëheqjen e Valdrin Pjetrit si i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës, por që nuk e ushtroi asnjë çast këtë detyrë.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania