Panorama (Albania)

Gjata: Rama pengon hetimin pasuror të Pjetrit

PD dorëzon sot informacio­net te Krimet e Rënda

-

Partia Demokratik­e denoncoi dje zyrtarisht Valdrin Pjetrin. Këtë herë jo për të kaluarën e tij, por për pasurinë që zotëron. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, theksoi se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit antimafia pasi ka prova që ai është dënuar për trafik droge dhe zotëron në pronësi një hotel në periferi të Tiranës. "Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratik­e publikoi dokumentet e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë. Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Edi Rama, i cili vazhdon t'i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën, ka detyrimin ligjor dhe moral t'u thotë shqiptarëv­e: Pse nuk vepron ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit? Përgjigjet e kësaj pyetjeje lidhet drejtpërsë­drejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikanti­n e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti i drogës, Valdrin Pjetri, ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse Prokuroria po e zvarrit verifikimi­n, pse ligji antimafia nuk vepron", theksoi Gjata, duke ilustruar në monitorin e PD- së pamjen- video të hotelit të Pjetrit, i cili është inauguruar nga Milva Ekonomi në kohën kur kjo e fundit ka qenë ministre për Ekonominë. "Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superlukso­z në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës. Sipas ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdr­ejtë i tij, pasi siç edhe ligji shprehet, subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike". Në vijim të deklaratës, Gjata akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka kapur institucio­nin e akuzës dhe për këtë, PD do të informojë vetë Prokurorin­ë e Krimeve të rënda, e cila sipas saj, ka detyrimin ligjor të nisë menjëherë hetimet ndaj Pjetrit. "Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e Drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratik­e. Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as Policia, dhe as Prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t'i ndalojë ata, është ajo e Kryeminist­rit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmë­ri për kriminelët dhe trafikantë­t e tij. Meqenëse Prokuroria e kapur dhe kontrollua­r nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsion­in galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratik­e do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia", u shpreh Gjata.

 ??  ?? Çlirim Gjata, dje gjatë deklaratës
Çlirim Gjata, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania