Panorama (Albania)

Hajdari: Problemi nuk është tek individi, por te sistemi ynë politik

- Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës parlamenta­re, Rudina Hajdari, ka reaguar lidhur me çështjen e Valdrin Pjetrit. Hajdari shkruan se kjo vërteton se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik. Ajo shkruan se kur një individ me të shkuar kriminale vendoset si përfaqësue­s i PS- së për të marrë postin e kryetarit të bashkisë, problemi është te liderët partiakë që promovojnë figura të tilla. "Çështja e Valdrin Pjetrit vërteton për të disatën herë se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik. Një individ me të kaluar kriminale vendoset si përfaqësue­s i Partisë Socialiste për të marrë postin e kryetarit të Bashkisë në qytetin e Shkodrës. Problemi nuk qëndron tek individi, sa te liderët partiakë që promovojnë figura të pista në pozicione të larta drejtuese apo sistemi i kalbur politik, që lejon pseudolide­rët partiakë të tallen me qytetarët shqiptarë. Ajo që është akoma dhe më shqetësues­e është se nuk ekziston një alternativ­ë për qytetarët, një figurë politike që t'i besojnë, pasi fatkeqësis­ht u është mbushur mendja se të gjithë janë njësoj. Kanë humbur besimin te kjo kastë politike, që sheh vetëm interesin personal, duke e lënë në harresë interesin publik. Qytetarët shqiptarë janë të distancuar komplet dhe nuk reagojnë edhe kur ndodhin ngjarje të tilla absolutish­t të papranuesh­me, për një vend që aspiron futjen në BE, pasi u ka vdekur shpresa. E vetmja zgjidhje është ndryshimi i këtij sistemi politik e zgjedhor, që po fundos Shqipërinë përditë e më shumë", shkruan Hajdari.

 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania