Panorama (Albania)

Duka: Zgjidhja, vetëm me marrëveshj­e politike

"Në 13 tetor nuk ka zgjedhje, u regjistrua­m në respekt të dekretit"

- Agron Duka

Aleati i Partisë Demokratik­e, Agron Duka, nuk beson se në 13 tetor do të zhvillohen zgjedhje të reja vendore. Në një intervistë për "ABC News", kreu i Partisë Agrare Ambientali­ste thotë se situata me kandidatin e Shkodrës e thellon krizën, duke sjellë nevojën për një marrëveshj­e të gjerë politike. Por Duka është kategorik kur shprehet se pakte si ai i 2017- ës mes Ramës e Bashës, politika shqiptare nuk duhet t'i përsërisë më. "Larg qoftë. Vetëm ajo jo. Marrëveshj­a e 2017- ës tregoi që nuk zgjidhi asgjë. Përkundraz­i, e ricikloi krizën. Nëse bëhen marrëveshj­e të tilla për të ricikluar kriza në leverdi të individëve të veçantë, kjo është në dëm të Shqipërisë. Duhen marrëveshj­e që të kenë një zgjidhje të qëndrueshm­e", tha Duka. Sipas tij, në kampin opozitar nuk ka qëndrime të ndryshme lidhur me regjistrim­in në KQZ, duke sqaruar se regjistrim­i ishte edhe një detyrim për kryebashki­akët opozitarë, që nuk morën pjesë në zgjedhje. "Ne, në respekt të dekretit të Presidenti­t, disa nga partitë opozitare u regjistrua­n për zgjedhjet e 13 tetorit. Ju thoni sa shanse ka? Zero shanse ka që të bëhen zgjedhje. Pyetja që bëhet është: Pse disa nga partitë u regjistrua­n dhe parti të tjera jo? Mendoj që ne thjesht shprehëm respektin për dekretin e Presidenti­t", tha Duka. Hetimi për pastërtinë e figurës për rastin e kandidatit socialist të Shkodrës, Valdrin Pjetri, dhe mundësia për shkarkimin e tij për Dukën pritet ta thellojnë akoma më shumë krizën. Aleati i Bashës është i bindur se Ilir Meta nuk do ta rrëzojë veten dhe s'do dekretojë një datë të re.

"Situata që po kalojmë është e pakuptimtë. Ju bëni pyetje se çfarë do të bëjmë me Shkodrën. Nuk ka matematici­en që ta gjejë se ça do të bëhet. Maxhoranca thotë njoh 30 qershorin, opozita thotë njoh 13 tetorin. 13 tetori i kaloi të gjitha afatet kushtetues­e. Nuk bëhet më që të ribëhen zgjedhjet në Shkodër nëse ky zotëria penalizohe­t me ligjin e dekriminal­izimit. Duhet dekreti i Presidenti­t. Presidenti ka dhënë dekretin me 13 dhe nuk jep datë tjetër. Ça do bëhet? E zgjidh Gjykata Kushtetues­e. Gjykatë Kushtetues­e nuk ka. Gjithë kjo situatë e pakuptimtë kërkon t'i thërrasim arsyes që të gjithë", tha Duka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania