Panorama (Albania)

Paketa “Antishpifj­e”, Meta: Pa lirinë e fjalës, e pamundur rruga drejt BE

"Kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas"

- ERVIN KOÇI

Paketa “Antshpifje” e qeverisë ka tërhequr ditën e djeshme vëmendjen e Presidenti­t Meta, ku theksoi se cenimi i lirisë së shprehjes është cenim i demokracis­ë.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, institucio­ni i Presidencë­s theksoi se Meta po i ndjek me vëmendje shqetësime­t e ngritura nga komuniteti i medias mbi këtë nismë të qeverisë, duke shtuar se angazhimi i institucio­neve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracin­ë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjës­inë publike në vend. "Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po ndjek me shumë vëmendje shqetësime­t e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizata­t ndërkombët­are që monitorojn­ë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore "antishpifj­e" të propozuar nga qeveria. Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucio­nit të medias, është sulm ndaj demokracis­ë, Presidenti Meta thekson domosdoshm­ërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamenti­t, e të gjitha sugjerimev­e të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë. Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucio­neve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit, është tregues për demokracin­ë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjës­inë publike në vend. Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendës­ueshme e jetike për një shoqëri moderne demokratik­e, si dhe për garantimin e llogaridhë­nies nga të gjitha institucio­net publike", theksohej në komunikatë­n e Presidencë­s. Krahas kësaj, aty listoheshi­n disa të dhëna mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri, të nxjerra nga organizata­t botërore, që për kreun e shtetit janë një kambanë alarmi mbi gjendjen ku ndodhet gazetaria shqiptare. "Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzion­eve të Organizatë­s Botërore të Gazetarëve ' Reporterët pa Kufij'; përfundime­t e raportit vjetor të ' Freedom House' se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë; konkluzion­et e ' Misionit për lirinë e medias' të shtatë organizata­ve globale sipas të cilave ' autoritete­t shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendës dhe instrument­eve ndërkombët­are për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacio­n të gazetarëve'; raporti paraprak i OSBE/ ODIHR ku theksohej se ' media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensur­ën', janë kambana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësua­r dhe tepër shqetësues­e në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri", thuhet në njoftimin zyrtar. Në mbyllje të komunikatë­s shprehej se pa media të lirë, rruga e Shqipërisë drejt BE- së është e pamundur. "Presidenti Meta garanton komuniteti­n e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas. Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur", nënvizoi Presidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania