Panorama (Albania)

Guvernator­i: Rritet kreditimi për sektorin privat

Sejko: Premisa për një kreditim gjithnjë e më të lartë

-

Kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore prej 6.8% në tremujorin e dytë, një normë rritjeje kjo më e lartë se ajo e regjistrua­r në tremujorin e parë. Për zgjerimin e portofolit kreditues, krahas rritjes së kërkesës dhe përmirësim­it të ofertës, rol kanë luajtur edhe normat e ulëta të interesit. Të dhënat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë, e cila ka prezantuar dje raportin 3- mujor të politikës monetare për vitin 2019. Pjesa më e madhe e kredisë së dhënë nga sektori bankar ka qenë e orientuar nga turizmi, kryesisht për hotele dhe restorante. Ndërsa i cilësoi pozitivë këta tregues, Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se procesi i konsolidim­it të sektorit bankar ka krijuar premisa për një kreditim gjithnjë e më të lartë në të ardhmen. "Normat e interesit të kredisë vijuan të mbeten pranë niveleve më të ulëta historike dhe në tremujorin e dytë, duke mundësuar përmirësim­in e mëtejshëm të aktiviteti­t kreditues. Ky përmirësim vihet re si në përshpejti­min në 6.8% të ritmit të rritjes së kredisë, ashtu dhe në zgjerimin e bazës së kësaj rritjeje. Reduktimi i vazhduar i kredive me probleme, procesi i konsolidim­it të sektorit bankar, si dhe trendi rritës i kërkesës, kanë krijuar premisa për një kreditim gjithnjë e më të lartë në të ardhmen". Sipas Sejkos, rritja ekonomike do të vijojë të jetë pozitive, kjo pavarësish­t rënies së prodhimit të energjisë elektrike. "Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike do të vijojë të mbetet në territor pozitiv në afatin e mesëm, e mbështetur nga kushtet e favorshme të financimit dhe bilancet e përmirësua­ra të agjentëve privatë. Rënia e prodhimit të energjisë elektrike do të sjellë një ngadalësim të përkohshëm të rritjes gjatë vitit 2019. Në vlerësimin tonë, luhatjet e prodhimit të energjisë nuk kanë efekte në trendin afatmesëm e afatgjatë të rritjes ekonomike apo në kostot e prodhimit. Për rrjedhojë, ato nuk ndikojnë vlerësimin tonë mbi pozicionin ciklik të vendit", thuhet në fjalën e Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë.

 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko
Guvernator­i Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania