Panorama (Albania)

REAGIMI I SHEHUT

-

Shehu i është drejtuar Gjykatës për të bërë lirimin e pasurisë së tij, ndërsa seanca e djeshme, ku do të shqyrtohej kërkesa e tij, dështoi për shkak të mungesës së prokurorit. Ish- drejtori i ALUIZNI- t ishte i pranishëm në seancë, ndërsa në kërkesën e bërë gjykatës, thotë se e gjithë pasuria e tij është e ligjshme dhe kërkon heqjen e sekuestros për llogaritë e tij. Vendimi për sekuestrim­in e 1.5 milionë eurove është dhënë në 1 gusht nga Prokuroria, ndërsa në një reagim publik në atë kohë, Shehu paralajmër­oi se do t'i drejtohej gjykatës dhe se e gjithë kjo është një përpjekje për t'i hedhur baltë imazhit të tij. Duke iu referuar burimeve zyrtare, sekuestrim­i erdhi si rezultat i operacioni­t të koduar "Investimi" dhe është drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka kryer verifikime­t paraprake dhe ka kërkuar bllokimin e kësaj shume, një pjesë e së cilës do të transferoh­ej jashtë vendit. "Sekuestroh­en 1,5 milionë euro llogari bankare, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme", shkruhej në hyrje të njoftimit zyrtar të Policisë dy javë më parë. Ndërkohë, Prokuroria ka shënuar edhe një procedim penal dhe është duke hetuar për pastrim të parave, por nuk është marrë ndonjë masë personale ndaj tij, i cili këto ditë ndodhet në Itali.

HETIMET Operacioni është zhvilluar në bashkëpuni­m të drejtorive të krimit ekonomik dhe pastrimit të parave në Policinë e Tiranës, nën drejtimin e Prokuroris­ë së kryeqyteti­t. Në Në një reagim për mediat ditën e sekuestrim­it, ish- kreu i ALUIZNI- t, Ferdinand Shehu, e ka quajtur bllokimin e llogarive të tij si një show mediatik dhe ka mohuar përfshirje­n në aktivitet të paligjshëm. Për shumën, të cilën do ta transferon­te jashtë vendit, Shehu është shprehur se e ka fituar nga shitja e një hoteli dhe se çdo veprim është i dokumentua­r nga veprimet e kryera në bankë. njoftim, Policia nuk bënte të ditur identiteti­n e ish- zyrtarit dhe as inicialet e tij, por përcaktont­e se nga viti 20062011 ka mbajtur funksion zyrtar të ALUIZNI. "Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimi­n dhe sekuestrim­in e pasurive të paluajtshm­e dhe të shumave financiare që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacioni­n policor të koduar ' Investimi', për sekuestrim­in e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish- punonjës i administra­tës shtetërore, i cili në vitet 2006- 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave Urbane.", njoftoi Policia. Zyrtarisht, bëhet me dije se për ish- zyrtarin e ALUIZNI- t, është shënuar edhe procedimi penal për pastrim e parash. Sipas Policisë, ky shtetas ka kryer disa investime në pasuri të paluajtshm­e, duke bërë kështu edhe pastrimin e parave. "Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale ' Pastrimi i produkteve të veprës penale', parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshm­e", shkruhet në njoftim.

TRANSFERIM­I Duke iu referuar burimeve zyrtare, Shehu nëpërmjet një banke private është përpjekur të transferoj­ë jashtë vendit një shumë prej 1 milionë eurosh, me arsyetimin se do të bënte investime financiare. Pjesën tjetër të vlerës së sekuestrua­r, e ka vendosur në një depozitë pa afat. "Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmen­dur ka tentuar transferim­in e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikim­in për investime financiare, ndërkohë 500 000 euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat", njoftoi Policia. Në reagimet publike për mediat, Shehu e ka konsiderua­r si të pavërtetë pretendimi­n e Prokuroris­ë dhe se e gjithë kjo ishte një tentativë për të prishur imazhin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania