Panorama (Albania)

Klandestin­ët, grupi ka trafikuar rreth 500 shqiptarë

Pagesa 9000 paund për në Angli dhe 30 mijë dollarë për në ShBA

-

Më shumë se dy vite hetime të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, kanë zbardhur veprimtari­në kriminale të një grupi, i cili ka trafikuar rreth 500 shqiptarë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Amerikë dhe Kanda. Për këtë aktivitet, janë marrë të pandehur 51 shtetas. Duke iu referuar hetimeve të Prokuroris­ë, rezulton se secili prej këtyre personave ka vepruar në kuadër të grupit kriminal dhe çdo njëri prej tyre, ka pasur një rol. Aktiviteti kriminal ishte i shtrirë në disa vende nga Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Sllovenia, Italia, Spanja, Portugalia, Franca, Irlanda deri në vendet e Amerikës Latine. Pasi sigurohesh­in personat e interesuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, anëtarë të grupit kontaktoni­n me njëri- tjetrin për të bërë të mundur krijimin e dokumentev­e të falsifikua­ra, shoqërimin dhe transporti­n e personave që do të trafikohes­hin. Këta persona, kur kërkonin të trafikohes­hin në Mbretërinë e Bashkuar, përdornin si vende transite vendet e BE- së, ndërsa në raste se do të kalonin në mënyrë të paligjshme në Kanda dhe SHBA, përdoreshi­n si vende transite Meksika, Panamaja dhe Republikë Domenikane. Shumat që paguanin të interesuar­it për të kaluar në mënyrë të paligjshme varionin nga 7000 deri në 9000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25000 deri në 30000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Nga hetimet e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, si pjesë e grupit kanë rezultuar edhe dy punonjës të policisë, të cilët tashmë janë në masën e sigurisë "Arrest në burg". Hetimet për dy ish- policët janë ndarë dhe vazhdojnë ende, për të zbardhur bashkëpunë­torët e tjerë.

KONTRABAND­IMI Zakonisht shtetasit që do të emigronin, udhëtonin me dokumente shqiptare deri në vendet kryesisht të Bashkimit Evropian, ku udhëtimi nuk kërkon vizë. Si shtete transite për destinacio­n final Mbretërinë e Bashkuar, përdoreshi­n shtetet e BE si Franca, Spanjë, Itali me qëllim për të emigruar në mënyrë të paligjshme, kurse për të emigruar në mënyrë të paligjshme në drejtim të SHBA- së dhe Kanada- së, janë përdorur si shtete transite, Meksika, Panamaja dhe Republikë Domenikane. Shtetasit që do të emigronin në mënyrë të paligjshme, pas mbërritjes në një nga shtetet e mësipërme europiane, futeshin në zonën e transitit po në këtë moment fshihnin dokumentet e vërtetat të udhëtimit dhe vini në përdorim dokumentin e falsifikua­r të udhëtimit ku kishin bërë dhe rezervimin e biletës së avionit për në destinacio­nin e dëshiruar si në Angli, SHBA dhe Kanada.

 ??  ?? Materialet e sekuestrua­ra
Materialet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania