Panorama (Albania)

Prej dy muajsh në hetim, lihet në burg kosovari që u kap me 19 pistoleta

Sipas Prokuroris­ë, ky nuk është rasti parë që 51- vjeçari trafikon armë. Ai i siguronte në Serbi dhe nga Kosova i fuste në Shqipëri

-

Dy muaj hetime të Prokuroris­ë për Krime të Rënda kanë zbardhur aktiviteti­n kriminal të shtetasit kosovar Ylber Ademi, i arrestuar dy ditë më parë në Elbasan me 19 pistoleta dhe 4 kallëpe eksplozivi.

Gjykata për Krime të Rënda caktoi dje masën e sigurisë "Arrest në burg" për 51vjeçarin, i cili nuk foli në seancën për caktim të masës së sigurisë. Ndërkohë, prokurori i çështjes bëri të ditur se Ademi ka qenë në vëzhgim që prej 24 qershorit të këtij viti, kur pasi është kapur me një pistoletë, është lënë i lirë dhe ka qenë nën vëzhgim, pasi dyshohej se aktiviteti kriminal i tij ishte më i gjerë. Pas rezultatev­e të përgjimit dhe hetimeve të tjera, Prokuroria ka kryer veprime stimuluese, pre e të cilave ka rënë 51- vjeçari, që pasi ka qenë në ndjekje, është ndaluar dhe arrestuar në rrugën nacionale Elbasan- Peqin. Dyshimet janë se 51- vjeçari ka kryer trafik armësh edhe herë të tjera. Ai i siguronte ato në Serbi dhe më pas i shiste në Shqipëri dhe vende të tjera. Por ndërkohë që Ademi dha vetëm gjeneralit­etet para Gjykatës, avokati i tij, duke pranuar akuzën e Prokuroris­ë, i kërkoi Gjykatës që në caktimin e masës të marrë parasysh kushtet dhe rrethanat sociale në të cilat ndodhet i arrestuari, duke caktuar një masë më të butë. Në fund të relatimit të të dyja palëve, gjyqtarja Liljana Baku vendosi të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë dhe të lërë në burg pa afat kosovarin. Ylber Ademi u arrestua tri ditë më parë nga Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Policinë e Elbasanit, pas një operacioni të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ai u ndalua në rrugën Elbasan- Peqin gjatë kohës që ishte duke lëvizur me makinë. "Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimi­n me sukses të operacioni­t ' Papër'. Në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan- Peqin u kap në flagrancë shtetasi: Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues në Podujevë, Kosovë", njoftoi Policia tri ditë më parë.

SEKUESTRIM­I Duke iu referuar burimeve zyrtare, Ylber Ademit i janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale gjatë arrestimit 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarakë, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithsh­me 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transporto­nte armët. Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është duke vazhduar hetimet për të bërë të mundur identifiki­min e personave që kanë bashkëpunu­ar me 51vjeçarin, pasi nga veprimet e deritanish­me rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera.

 ??  ?? Pistoletat e sekuestrua­ra
Pistoletat e sekuestrua­ra
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania