Panorama (Albania)

Hysenbelli­u: Pse investova te "Birra Korça", më bëri për vete historia e tradita

"Teknologji­a e fabrikës është bashkëkoho­re, e ndërthurur me atë tradiciona­le. Do ketë një surprizë në shtator"

-

Irfan Hysenbelli­u, president i kompanisë "Hysenbelli­u Group", me investimet e kryera në fabrikën e "Birra Korça" e ka kthyer birrën e parë shqiptare në emblemë jo vetëm të Korçës, por të gjithë Shqipërisë.

Hysenbelli­u shprehet i kënaqur që Festa e Birrës i sjell Korçës një zhvillim të madh turistik. Presidenti i "Hysenbelli­u Group" tregon se, kur vendosi të blinte "Birra Korça", ajo ishte në prag falimenti, por falë investimev­e të kryera, e ka kthyer atë në birrën lider në vend. Së fundmi, investime janë kryer edhe në restoranti­n e fabrikës, duke i rikthyer traditën.

Ka nisur edicioni i festës së "Birra Korça". Çfarë do të thotë kjo për ju?

Për qytetin e Korçës do të thotë një zhvillim akoma edhe më tej. Ju e shikoni që e gjithë Korça është e mbushur me turistë, jo vetëm nga rrethet e Shqipërisë, por nga shumë vende të botës, të cilët kanë ardhur të festojnë së bashku me qytetarët korçarë. Aq shumë kanë ardhur, saqë nuk ka më hotele të lira në Korçë. Kjo i sjell një zhvillim shumë të madh, jo vetëm birrës, por dhe turizmit. Për këtë fakt jam shumë i kënaqur.

"Birra Korça" është emblema e qytetit dhe pas saj qëndron një fabrikë, ku keni investuar shumë. Sa e vështirë ka qenë për ju dhe si ndiheni sot që jeni lider në treg?

Vërtet u bënë 13 vjet që "Birra Korça" i ka kthyer festën qytetit, por mos harroni që është një birrë historike. Është birra e parë shqiptare me traditë. Është një birrë, e cila ka një histori. Unë dikur kam bashkuar 10 biznesmenë te "Birra Tirana". Kam qenë aksioner dhe president i "Birra Tirana". Një nga arsyet pse u shkëputa nga "Birra Tirana" dhe bleva "Birra Korça" është sepse duke lexuar historinë e saj, më bëri për vete. Pashë që po shkonte drejt falimentim­it dhe teknologji­në e kishte në amortizim. Bëra rikonstruk­sion të plotë të saj, duke i kthyer historinë dhe duke i ruajtur traditën. Këtë e kemi bërë me profesioni­stët që kishte dhe duke trajnuar brezin e ri. Teknologji­a është vërtet bashkëkoho­re, por është e ndërthurur me atë tradiciona­le. Korça ka një atmosferë të madhe. Restoranti i "Birra Korça" është i mbushur plot me turistë gjatë tre muajve të verës. Restoranti­t i kemi kthyer traditën. Diskutohej se restoranti kishte mbetur pas dhe nuk ishte investuar dhe pasi i ngritëm emrin birrës, kemi rikthyer edhe restoranti­n në identitet.

Cili është synimi juaj i radhës?

Ambicia ime e radhës është që kjo traditë të vazhdojë dhe të rritet sa më shumë, njëkohësis­ht të zgjerojmë kapacitete­t e birrës. Ndërkohë kam edhe një ambicie tjetër, që do jetë shumë sekret, të cilën do ta mësoni brenda shtatorit.

 ??  ?? Irfan Hysenbelli­u, president i kompanisë "Hysenbelli­u Group", dje në festën e “Birra Korça”
Irfan Hysenbelli­u, president i kompanisë "Hysenbelli­u Group", dje në festën e “Birra Korça”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania