Panorama (Albania)

Artistë të njohur pushtojnë skenat e Festës së Birrës

-

Festa e Birrës është eventi më i madh veror, që organizohe­t në Shqipëri gjatë stinës së verës. Mijëra vizitorë kanë qenë të pranishëm në dy netët e para të saj, për të shijuar birrën e freskët dhe gatimet tradiciona­le. Organizimi që nisi 13 vite më parë si një festë lokale për të gjallëruar qytetin, u kthye në një traditë të bukur festive, ku të gjithë shijojnë "Birra Korça" dhe argëtohen nën shoqërinë e njëri- tjetrit. Surprizë për këtë vit është koncepti ndryshe i festës, që ka pushtuar çdo cep të qytetit për orë të tëra. Festa çdo mbrëmje do të zhvillohet te sheshi para stadiumit e paralelish­t edhe te Pazari i Vjetër i Korçës, ndërsa nuk do të mungojnë ofertat dhe menytë me rastin e festës në zonën këmbësore. Me një program të zgjedhur muzikor për të kënaqur preferenca­t e të gjithëve, festës nuk do t'i mungojnë as emrat më në zë të muzikës vendëse dhe të huaj. Festa e Birrës u themelua si eveniment në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë. Festivali është nderuar me Çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon. E njëjta gjë pritet edhe në këtë edicion të 13- të të saj. Ndërsa gjatë ditës, një vizitë në fabrikën e "Birra Korça" mund të jetë një eksperienc­ë e veçantë. Në ndërtesën që ruan origjinali­tetin e saj prej vitit 1928 dhe që ka harmonizua­r teknologji­në më moderne, duke sjellë edhe birrën më cilësore, një vizitë do të ishte eksperienc­ë e veçantë. "Birra Korça" daton që në vitin 1928, por ajo nisi të konsolidoh­et dhe të kthehet në një histori suksesi prej vitit 2005, kur fabrika u bë pjesë e "Hysenbelli­u Group".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania