Panorama (Albania)

“Kolegë që u sëmurën prej Teatrit?” - Basha rrëfen të vërtetën

“Unë dua të them se kolegët e mi s’janë sëmurë nga godina aktuale, përndryshe do ishim sëmurë të gjithë”

-

Ideja për ruajtjen e Teatrit po avancon çdo ditë dhe unë jam i bindur se shembja e asaj godine nuk do të ndodhë. Nuk ka se si, kur diaspora po flet kundër rrënimit të teatrit, arkitektët, urbanistët, studiuesit, artistët dhe qytetarët e thjeshtë po ashtu. Njerëzit po ndërgjegjë­sohen se arkitektur­a e Tiranës po vihet në rrezik, deri më tani kanë krijuar një lëmsh urbanistik e arkitekton­ik. Është bërë një punë joserioze për zhvillimin e qytetit, bazuar në interesat e elementëve të caktuar.

Artistë e qytetarë janë në pararojë të mbrojtjes së Teatrit prej 18 muajsh. Kjo ngjarje ka prekur shpirtrat e njerëzve, së paku të atyre që e duan kulturën, artin, të bukurën. Është një rast i papreceden­t. Objektet me vlerë ruhen në mbarë botën. Kujtoj se gjatë viteve të fundit ’ 70 kemi shkuar në një turne në Maqedoni, ku luajtëm në një teatër të vogël, gati me 100 vende. Ishte realisht shumë i vjetër, edhe pse ndiheshin përpjekjet që ishin bërë për ta sjellë në formë. Ishte i lyer e mbahej i pastër. Po kishte një arsye se pse kjo godinë ishte e shtrenjtë për ta. Në atë sallë kishte interpretu­ar Sarah Bernhardt. E kujtoj ende sot, lozhat e atij teatri ishin tepër të vogla, si të qe një teatër kukullash. I tillë qe, por e ruanin si relikte. Ndërsa ne, duke pasur një teatër me akustikë perfekte, simbol të një epoke, duam ta shembim. Ky është barbarizëm modern.

Ç’mund të thoshit për kolegët që kërkojnë një Teatër të ri, me koston e shembjes së aktualit, ndonjëherë edhe duke përdorur tone fyese ndaj atyre që mbrojnë godinën?

Mendoj se ata kanë të drejtë të shfaqin mendimin e tyre, por jo të fyejnë. Më vjen keq ta pranoj, por një pjesë e këtyre artistëve nuk kanë kujtesë historike e as nuk janë thelluar në studimet që janë bërë. Kjo është një vepër jo e veçuar, po e lidhur me gjithë kompleksin, ndaj mendoj se duhet ta mendojnë më gjatë, se të thuash “ta prishim këtë e të bëjmë një të re” është e lehtë, por kjo ka pasoja të parikuperu­eshme.

Është thënë gjithashtu se disa prej aktorëve që sot nuk janë më, janë sëmurur prej kushteve të këqija të teatrit, unë dua të them se kolegët e mi nuk janë sëmurë nga teatri, përndryshe do të ishim sëmurë të gjithë.

E kuptoj që në këtë çështje mund të ketë edhe interesa të tjera të artistëve që kërkojnë shembjen e Teatrit, por godina aktuale mund të rregullohe­t me ndërhyrjet e nevojshme. Le të dëgjojmë zërin e profesioni­stëve!

Çfarë do të humbiste Tirana me shembjen e Teatrit Kombëtar, i konsiderua­r edhe si “djepi” i institucio­neve të tjera të kulturës?

Shembja e këtij Teatri do të ishte barbari. Si do t’u shpjegohet historia e këtij teatri brezave që do të vijnë?! T’u themi se mbi Teatrin që qe u ndërtua një i ri? T’u shpjegojmë 8 dekada ngjarje e protagonis­të të skenës përmes një godine të re, që sado moderne e nis historinë nga zero?!

Realisht, do të guxojnë ta mbyllin historinë e kësaj godine të shenjtë, duke thënë: “E shembëm!?” Kjo do të ishte një njollë e madhe, të cilën nuk ka teatër modern a gjigant qoftë, që ta shlyejë. Përgjegjës­ia për këtë do të binte mbi iniciatorë­t, por edhe pasuesit.

 ??  ??
 ??  ?? Nga shfaqja “Arturo Ui”
Nga shfaqja “Arturo Ui”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania