Panorama (Albania)

Haradinaj: Pro dialogut, taksa ikën pas njohjes

Daçiç: S’do ta ndalim fushatën kundër njohjeve, u habit edhe Putin

- Ramush Haradinaj

Kosova dhe Serbia duket se do të vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre edhe pas një deklaratë të përbashkët të pesë përfaqësiv­e diplomatik­e të vendeve më të fuqishme të botës, të cilat iu drejtuan Beogradit dhe Prishtinës me mesazhe specifike për arritjen e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse. Por as Prishtina, dhe as Beogradi nuk duket se do ta marrin parasysh këshillën e pesë vendeve. Kryeminist­ri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, pas reagimit të vendeve të QUINT- it për taksën e dialogun, ka shkruar në “Twitter” se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes. Haradinaj është shprehur se është dakord për pjesën se duhet të normalizoh­en marrëdhëni­et mes Kosovës e Serbisë. “Bie dakord për domosdoshm­ërinë e normalizim­it të marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT- it dhe Bashkimit Evropian draft- marrëveshj­en me Serbinë ku përfshihen tema të papërfundu­ara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa vonesa. TREGU për NJOHJEN”, ka theksuar Haradinaj. Ndërsa ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, e injoroi thirrjen që Serbia të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. “Përkundër thirrjeve të QUINT- it, nuk do ta ndalim fushatën kundër njohjes së Kosovës. Më ka prekur shumë që njerëzit i kanë nënvlerësu­ar vendimet e disa shteteve për tërheqje të njohjeve, sepse nuk është e lehtë të fitosh një dokument të tillë. Madje, edhe në vizitën e tij, Putin ( Presidenti i Rusisë) kishte shprehur habinë si ia kemi arritur kësaj”, tha Daçiç. Në raportimet rreth inkuadrimi­t të SHBA- së në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiç ka thënë: “Dy herë kam biseduar me Bolton ( Këshilltar­in e Trump për Sigurinë), ata e mbështesin shtetin tonë, që të arrijmë deri te një kompromis”.

 ??  ?? Ivica Daçiç, ministri serb i Punëve të Jashtme
Ivica Daçiç, ministri serb i Punëve të Jashtme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania