Panorama (Albania)

Conte akuzon Salvinin për pabesi: Obsesiv ndaj migrimit

Përgjigjet ministri: Paguhem që t’i mbaj italianët të sigurt

- Giuseppe Conte Matteo Salvini

Kryeminist­ri italian, Giuseppe Conte, të enjten akuzoi ministrin e Mbrojtjes në qeverinë e tij, Matteo Salvinin, për mungesë besnikërie dhe një fiksim pas bllokimit të imigracion­it, që ka ndikuar në intensifik­imin e luftës në koalicioni­n qeverisës.

Conte ka reaguar të enjten si një kundërpërg­jigje ndaj përpjekjev­e të Salvinit për të përshpejtu­ar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë që ai drejton, me shpresën e ministrit nga ekstremi i djathtë, që të bëhet vetë Kryeminist­ër. Por zgjedhjet e shpejta do të shtynin çështje të rëndësishm­e në Kuvend, si buxheti i vitit 2020, i cili duhet të votohet në vjeshtë, pasi Italia përpiqet të frenojë borxhin e saj të madh publik, i dyti nga madhësia në bllokun e 19 vendeve të eurozonës, pas Greqisë. Conte, i cili nuk i përket asnjë partie, përmendi rastin e një varke shpëtimi emigrantës­h, që Salvini i refuzoi hyrjen në portet e Italisë. Në një lëvizje të papritur, javën e kaluar, Salvini tha se aleanca e tij me Lëvizjen 5 Yjet nga ekstremi i majtë nuk ishte më e zbatueshme, dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja, që sipas popullarit­etit të tij kohët e fundit, mund t’i lejojnë të bëhet Kryeminist­ër. Por loja me Lëvizjen 5 Yjet nuk i ka shkuar siç e kishte planifikua­r. Tani kjo lëvizje dhe Partia Demokratik­e e krahut të majtë në Itali, po krijojnë një koalicion për të anashkalua­r Salvinin. Lëvizja 5 Yjet është dëmtuar nga koalicioni me Legën e Salvinit, me përgjysmim të mbështetës­ve, që kur të dy partitë bashkuan forcat në qershor të vitit të kaluar. Përkundër tyre, Lega ka fituar një popullarit­et të madh, duke u bërë partia më e mbështetur në Itali. Në një letër të hapur për Salvinin, Conte shkruan se ai kishte bindur gjashtë shtete të BE që të merrnin emigrantët në anijen bamirëse “Open Arms”. Ai e akuzoi Salvinin për pabesi, duke keqpërfaqë­suar pozicionin e Conte- s si Kryeminist­ër. Conte tha se Salvini kishte për qëllim të shfrytëzon­te çështjen e imigracion­it për përfitime elektorale dhe jo të kërkonte zgjidhje me partnerët e Italisë. “Unë e kuptoj përqendrim­in tënd besnik dhe obsesiv në adresimin e çështjes së imigracion­it, duke e zvogëluar atë në formulën e ‘ porteve të mbyllura’. Ti je një udhëheqës politik dhe synon në mënyrë të ligjshme të rrisësh vazhdimish­t mbështetje­n...”, ka shkruar Conte. Salvini u kundërpërg­jigj: “Po, unë jam fajtor që kam një obsesion për sigurinë e qytetarëve italianë dhe një obsesion për të luftuar trafikantë­t njerëzorë dhe OJQ- të që janë bashkëpunë­torë të trafikantë­ve njerëzorë. Gjashtëdhj­etë milion italianë paguajnë pagën time për këtë obsesion”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania