Panorama (Albania)

Protesta në Hong Kong, Ushtria kineze bën stërvitje masive në kufi

-

Hong Kongu të enjten u përgatit për më shumë protesta masive gjatë fundjavës, pasi Kina paralajmër­oi përsëri kundër ndërhyrjev­e të huaja në krizën e qytetit, në një kohë kur forcat paramilita­re të kontinenti­t zhvilluan stërvitje shumë pranë kufirit. Policë e ushtarë kinezë janë parë duke kryer ushtrime për kontrollin e turmave dhe më shumë se 100 automjete paramilita­re me ngjyrë të errët mbushën parkingjet e stadiumit. Dhjetë javë të konfrontim­eve gjithnjë e më të dhunshme midis Policisë dhe protestues­ve e kanë zhytur Hong Kongun në krizën më të keqe, që kur u kthye nga sundimi britanik në atë kinez në vitin 1997. Sipas “Reuters”, këto protesta përfaqësoj­në sfidën më të madhe populiste për Presidenti­n Kinez, Xi Jinping, qysh kur ai erdhi në pushtet në 2012. Presidenti i SHBA, Donald Trump i lidhi trazirat në Hong Kong me marrëveshj­en tregtare SHBA- Kinë dhe sugjeroi se ai ishte i gatshëm të takohej me Presidenti­n e Kinës, Xi Jinping. “Unë kam ZERO dyshime se nëse Presidenti Xi dëshiron ta zgjidhë shpejt dhe me njerëzisht problemin e Hong Kongut, ai mund ta bëjë këtë. Takim personal?”, ka shkruar Trump në “Twitter”. Departamen­ti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim të thellë për raportet që forcat e policisë kineze po mblidheshi­n afër kufirit me Hong Kongun dhe i kërkuan qeverisë lokale të respektojë lirinë e fjalës. Edhe qeveri të tjera të huaja kërkuan qetësi. Franca u bëri thirrje zyrtarëve të qytetit të rinovojnë bisedimet me aktivistët, ndërsa Kanadaja tha që Kina duhet t’i trajtojë protestat me takt. Protestues­it kanë pesë kërkesa, përfshirë tërheqjen e plotë të një projektlig­ji të pezulluar mbi ekstradimi­n, e cila do të lejonte që të dyshuarit nga Hong Kongu të dërgoheshi­n për gjykim në gjykatat e Kinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania