Panorama (Albania)

Napoli bllokon Hysajn, Roma sytë nga Zapakosta

-

Situatë e çuditshme për të mos thënë e pazgjidhsh­me për mbrojtësin e Kombëtares. Elseid Hysaj nuk po gjen të ardhme, teksa që në fillim të merkatos ai dhe menaxheri u shprehën se ishin në kërkim të një destinacio­ni të ri. Mirëpo, së fundmi në mediat italiane bëhet me dije se Napoli ka ndërmarrë një vendim të çuditshëm për mbrojtësin e djathtë. Nga sa raportohet në mediumet pranë Napolit, kjo e fundit kërkon që shqiptari të mos largohet si huazim, por vetëm me titull përfundimt­ar. Kështu, të ardhurat nga kartoni i tij do të përdoreshi­n nga klubi për një tratativë të rëndësishm­e që mund të jetë ajo e Ikardit apo edhe ndonjë afrim tjetër i rëndësishë­m për Ançelotin. E nëse deri më tani, drejtuesit dhe specifikis­ht presidenti e kanë vështirësu­ar largimin e Hysajt për shkak të vlerës së kartonit, pasi De Laurentis kërkon të paktën 20 milionë, ekipi i fundit i interesuar për shqiptarin po humb terren. Roma, teksa po negocion prej ditësh për një transferim në formë huazimi për të reduktuar shifrën prej 20 milionë eurosh që kërkon Napoli, gjatë ditëve të fundit ka futur një tjetër alternativ­ë: Zapakosta. Ky i fundit duke se po shihet me prioritet nga kryeqyteta­sit, duke qenë se për shqiptarin, Napoli ka ngritur një mur tejet të lartë kërkesash. Mbetet për t'u parë se çfarë do të jetë i aftë që të bëjë menaxheri Xhiufredi, i cili prej kohësh po punon për të gjetur destinacio­n të ri për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Ky i fundit, me ardhjen e Ançelotit nuk është më titullar, por zgjedhje e dytë ose e tretë. Në ditët e mbetura të merkatos, Hysaj duket më shumë i predispozu­ar për të mbetur napolitan edhe për një sezon, sesa të arrihet që të blihet nga një skuadër tjetër me 20 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania