Sherr mes dy familjesh, plagosen lehtë 6 persona

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

PESHKOPI - Një konflikt verbal mes dy familjeve në Dibër ka përfunduar në një përleshje fizike. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shëtitoren e Peshkopisë mes dy grupeve nga tre persona, të cilët dyshohet se kanë pasur marrëdhëni­e krushqie. Familjarë të afërt të një çifti, të cilët kanë pasur mosmarrëve­shje mes tyre, nuk kanë lejuar babanë të takojë djalin e tij. A i ka pyetur se përse nuk e lejojnë të takojë të birin, ndërsa më pas ka nisur dhe konflikti i dhunshëm mes tyre. Sipas burimeve nga Policia, mësohet se nuk ka të lënduar rëndë, por vetëm me plagë të lehta, pa rrezik për jetën. Ndërkohë Policia ka shoqëruar në Komisariat disa nga personat e përfshirë në konflikt dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. a. l

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.