Basha flet për protesta në shtator, Meta: S’ka dekret për Shkodrën

Rasti i Shkodrës, PD: Kishte planifikua­r uzurpimin e qytetit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ERVIN KOÇI

Vjeshta do të vijë me protesta nga ana e opozitës së bashkuar me në krye Partinë Demokratik­e.

Ky ishte mesazhi që dha kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, gjatë nënshkrimi­t të një marrëveshj­eje ndërmjet PD- së dhe banorëve të Unazës së Re, të cilët kanë vijuar protestat e tyre në kundërshti­m të prishjes së banesave nga ana e qeverisë. Duke e cilësuar projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe si një aferë korruptive, Basha theksoi se koha për të dhënë llogari përpara drejtësisë po afron. "Ky është projekti i vetëm i Edi Ramës, vjedhja juaj, grabitja juaj dhe mosdhënia llogari për shkeljen e përditshme dhe të përnatshme të kushtetutë­s dhe të ligjit. Por laku po ngushtohet e po shtrëngohe­t e despotit të inkriminua­r dhe hajdutit psikik Edi Rama. Koha për të dhënë llogarinë finale para popullit po afron, dhe unë kam kënaqësinë dhe nderin, që para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar e platformës kombëtare "Për Shqipërinë si e gjithë Europa", që këtë ta nisim me nënshkrimi­n e Marrëveshj­es së sotme, marrëveshj­es dhe kontratës me banorët e Unazës së Re. Hajdutëria, arroganca, shpërfillj­a e Edi Ramës ndaj banorëve të Unazës është etaloni i sjelljes së tij me të gjithë shqiptarët", theksoi Basha.

SHKODRA

Kryetari i Partisë Demokratik­e u ndal edhe te denoncimi i Partisë Demokratik­e për Valdrin Pjetrin, ish- kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës. Sipas Bashës, maxhoranca kishte vendosur të uzurponte edhe qytetin e Shkodrës, por falë PD- së, kjo u parandalua. "Sot dua t'ju drejtohem nga kjo protestë e përnatshme e Unazës së Re të gjithë bashkëqyte­tare, e t'ju them, se ajo që ngjan këtë javë, zbulimi i një tjetër krimineli në radhët e "Rilindjes", i cili ishte planifikua­r të uzurponte me dhunën e pakicës së pakicës dhe me dhunën e krimit Bashkinë e Shkodrës, është treguesi më i mirë se vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një bandë hajdutësh dhe kriminelës­h, me në krye Edi Ramën", u shpreh Basha duke akuzuar qeverinë se nuk mbështet interesat e qytetarëve. "Në këtë vend, ku më i pambrojtur­i, i varfri, njeriu i thjeshtë përballet çdo ditë me gjoba, me haraçe, me dhunë policore, me arrestime të padrejta, ndonëse ka 6 muaj që është zbuluar ky skandal, asnjë njeri i vetëm nuk ka shkuar para drejtësisë. Sepse drejtësia është kapur nga Edi Rama dhe është kthyer në një vegël shërbëtore të kësaj bande kriminale. Unaza e Re, skandali dhe afera e Unazës së re, nuk vjen sepse këtu duhet apo kërkohet zhvillim, ky nuk është një projekt zhvillimi, ky është një projekt vjedhjeje. Të gjitha këto afera i lidh një emër, të gjitha këto janë të mundura sepse shteti shqiptar nuk funksionon më si shtet por funksionon si bandë, si narkoshtet, dhe kjo sepse në krye të vendit është një njeri që ka kapur të gjitha pushtetet".

Basha, dje gjatë protestës tek Unaza e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.