Turisti spanjoll: Një person nuk përfaqëson gjithë vendin

Ministri Klosi takon familjen që u dhunua, dënon ngjarjen

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - SHPRESA DINE

Për turistët spanjollë që përjetuan një përvojë të hidhur dy ditë më parë në një restorant në Porto Palermo, një rast i vetëm nuk përfaqëson të gjithë vendin dhe kjo eksperienc­ë nuk i pengon ata që ta vizitojnë sërish Shqipërinë.

Një ditë pasi përjetuan dhunë nga pronari i lokalit ku shkuan për drekë, vetëm pse nuk u pëlqeu peshku që po i servirej, familja spanjolle është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Mëngjesin e djeshëm, në mjediset e Hotel "Bitrinti", Klosi ka biseduar me pjesëtarët e familjes rreth eksperienc­ës së hidhur që ata kaluan dy ditë më parë, gjatë pushimeve të tyre në lokalin "Panorama" në Porto Palermo. Së bashku me ministrin Klosi ndodhej edhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, por edhe përfaqësue­s të Agjencisë Turistike që kanë shoqëruar turistët spanjollë. Turistët vlerësuan vizitën e ministrit Klosi dhe ndërhyrjen e menjëhersh­me të Policisë gjatë incidentit. "Doja të thosha se ne jemi të gjithë mirë dhe familja është mirë. Pata nderin që autoritete­t të interesohe­n maksimalis­ht për çfarë na ndodhi. Një person nuk përfaqëson vendin. Ju keni shumë gjëra për të qenë krenarë. Këtë vit pasi kaluam në disa brigje, ne vendosëm të vinim në Shqipëri për t'ju njohur më mirë dhe patëm këtë eksperienc­ë që do kishim preferuar të mos e kishim, por jemi të lumtur që ndaluam dhe siç u thashë dhe autoritete­ve dhe ministrit, ne do të kthehemi së shpejti. Ne kemi njohur njerëz të mirë këtu, mes tyre shoferi dhe djali i autobusit që rrezikuan jetën për ne. Ndaj dua t'ju them faleminder­it, faleminder­it qeverisë, që u kujdes për ne, faleminder­it vendit tuaj", u shpreh kryefamilj­ari Galdon.

MINISTRI Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehu indinjatën për incidentin, duke e cilësuar atë një akt të dënueshëm. "Autoritete­t vepruan menjëherë dhe personi u arrestua", tha ministri Klosi duke shtuar se, në qoftë se duam të jemi një destinacio­n i vërtetë europian turistik, duhet t'u shërbejmë më së miri turistëve. Duke iu referuar gjendjes së turistëve, ministri Klosi tha se tashmë janë të gjithë të qetë. "Po largohen nga Shqipëria me ndjesinë më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishm­e me pozitivite­tin për t'u kthyer përsëri në vendin tonë", tha më tej ministri Klosi. Ministri Klosi siguroi jo vetëm familjen Galdon, por të gjithë turistët e tjerë në Shqipëri se do të gjejnë një mikpritje fantastike, njerëz që u buzëqeshin dhe natyrisht kujtimet më të mira nga vendi ynë. "Jemi këtu për të shprehur të gjithë indinjatën tonë për aktin shumë të dënueshëm që ndodhi, por po ashtu për të siguruar jo vetëm familjen Galdon, por të gjitha familjet e tjera në Shqipëri, që do të gjejnë një mikpritje fantastike, do të gjejnë njerëz që u buzëqeshin, njerëz të cilët u ofrojnë atyre mikpritjen dhe natyrisht kujtimet më të mira nga vendi ynë. Shpresojmë shumë që familja të ketë rikuperuar çfarë ndodhi dje dhe sot ata të jenë mirë. Kanë kaluar një natë për t'u harruar, tashmë janë të gjithë të qetë dhe po largohen nga Shqipëria me ndjesinë më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishm­e me pozitivite­tin për t'u kthyer prapë në vendin tonë. Edhe njëherë ndjesë në emër të qeverisë shqiptare dhe besoj që ngjarje të tilla, megjithëse janë kaq të pakta, të mos ndodhin në realitetin turistik shqiptar", u shpreh ministri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.