Panorama (Albania)

Dhunonte bashkëshor­ten, arrestohet 60- vjeçari në Kamzë

-

Policia e Tiranës njoftoi dje arrestimin e një 60- vjeçari, pasi dhunonte dhe dyshohet se do të vriste bashkëshor­ten e tij. Duke iu referuar njoftimit zyrtar, Policia ka bërë ndërhyrjen në banesën e çiftit pas njoftimit për një sherr. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë, shtetasit R. S., iu gjet edhe një armë e sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale. "Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 5 Kamzë, parandaloj­në një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes. Marrja në kohë e informacio­nit, si dhe ndërhyrja me profesiona­lizëm e forcave të Policisë të Komisariat­it Nr. 5, parandaloi përshkallë­zimin e një konflikti mes një çifti bashkëshor­tësh. Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me qytë druri, 2 karikatorë dhe 96 fishekë, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesë", njoftoi dje Policia.

NDËRHYRJA Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar për konfliktin e rëndë mes dy bashkëshor­tëve që ka vënë në dijeni Policinë, e cila më pas ka bërë edhe ndërhyrjen. Për armën e zjarrit që u gjet në banesë, Policia thotë se ka dyshime që me të do të kryhej krimi në familje. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacio­nit se në Bathore, Kamzë po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshor­tëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesiona­le bënë të mundur parandalim­in e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin: R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamzë. Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit automatik me dy karikatorë me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do të kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë. Materialet procedural­e iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ' Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit' dhe ' Dhuna në familje' në ngarkim të shtetasit R. S.", njoftoi Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania