Alessio Alia, pushime në Shqipëri me partneren australian­e: Ajo ma bën jetën më të lehtë, pse vendosa ta krijoj familjen time kaq vonë

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Modeli i njohur shqiptar, Alessio Alia, ndodhet në Shqipëri, ku pak javë më parë festoi 1- vjetorin e djalit, Elijah Zayn Alia, fëmija i dytë që erdhi në jetë pas vajzës. Alessio, i cili tani njihet për menaxhimin e yjeve botërorë dhe bizneseve të tij, këtë verë kishte planifikua­r të organizont­e një dasmë të madhe VIP, por që për çudinë e të gjithë miqve, e anuloi papritur ceremoninë. Bashkë me fotot e reja nga palestra, ku ekspozon fizikun gjithë muskuj si në kulmin e karrierës si model ndërkombët­ar, 43- vjeçari Alessio rrëfen disa detaje të jetës mes Australisë dhe Shqipërisë. Ai vjen në Tiranë për të kaluar verën në plazhet më të mira, ku ka dhe apartament­in e tij luksoz në Tiranë. Pyetjes se pse vendosi të udhëtojë nga Australia e largët për të festuar 1- vjetorin e djalit në Tiranë dhe të bindë partneren australian­e të kalojë gjithë verën këtu, ai i përgjigjet: “Unë mundohem të bëj gjithmonë të lumtur shoqërinë dhe familjen e Kat në Australi dhe familjen e shokët në Shqipëri”.

Por para ca kohësh u fol se kishe planifikua­r dasmën këtë verë në Tiranë.

Po, e kishim planifikua­r, por duhet pyetur Kat se kur do të ndalojë së bëri fëmijë ( qesh). Shpresojmë verën që vjen do e ralizojmë dhe dasmën.

Po si arriti të bëhet kaq shpejt familjar një djalë aventurier dhe i fiksuar pas palstrës si Alessio?

Tani, pse u bëra baba s’do të thotë që unë do lë gjërat që unë i kam bërë prej shumë vitesh. Të jesh një baba në formë, është një shembull i mirë për fëmijët dhe për të ardhmen e tyre, në mënyrë që të kujdesen për veten e tyre. Përkujdesj­a për veten është çelësi kryesor në jetë.

Në fakt, jo vetëm të famshmit, por edhe të zakonshmit provojnë më shumë se një martesë gjatë jetës. A i trembet ndonjëherë këtij trendy Alessio dhe çfarë do bëjë që ta mbajë këtë familje gjithë jetën?

Kush trembet, është i zgjuar, sepse do të thotë që i mendon hapat që hedh. Prandaj unë vendosa kaq vonë të ndërtoja një familje, që s’më bën të trembem për asgjë në botë. Unë gjeta një thesar që e kisha ëndërr dhe atë që ta bën jetën më të lehtë dhe pa strese. Unë kam qenë dhe do të jem besnik për çdo gjë në jetë. Ndërkohë që është shumë i përkushtua­r pas fizikut, lind pyetja, a e tremb plakja? “Çdo moment në jetë ka të bukurat e saj. Po ashtu edhe mosha. Në momentin që të tjerët e mendojnë që je plakur, të bëjnë më të fortë dhe më të ri”, shprehet ai. Ndërkohë Alessio po përgatitet të kthehet në Australi, ku kalon pjesën më të madhe të vitit, pasi ka hapur dhe një biznes të ri. “Pasuria nuk ka fund. Biznesi është një punë që ndonjëherë ecën mirë dhe nganjëherë ecën keq. Australia është një vend shumë i mirë për jetën, klasi i mesëm, që do thotë që shumica e botës e dëshiron këtë jetë. Por e mira s’ka fund”, përfundon ai rrëfimin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.