Basha e akuzoi si të inkriminua­r, Pjerin Ndreu: Shihemi në Gjykatë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka paditur në Gjykatë, kreun e PD, Lulzim Basha, pas akuzave së këtij të fundit për përfshirje­n e Pjetrit në botën e krimit. Basha, me anë të një video- mesazhi të shpërndarë ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj Kryeminist­rit Edi Rama, duke e cilësuar si të rrezikshëm për jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Më pas renditi edhe disa emra të figurave të njohura në Partinë Socialiste, mes tyre edhe Ndreun, duke thënë se janë kriminelë. "Për Lulëzim Bashën: Zoti kryetar i opozitës të pres për një vizitë në Bashkinë e Lezhës ku të diskutojmë për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol për të luajtur në planet e zhvillimit dhe jam gati të vë shiritin e të pres. Sa për inkriminim­in tim, së shpejti shihemi në Gjykatë. As ti e as Perëndia me qiell nuk ka shansin të më gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminim­i. Kohë para teje janë bërë prova serioze nga më të zotë se ti për të më gjetur fakte e prova inkriminim­i, por kanë dështuar me turp. Lëri llafet në erë se i sqarojmë në Gjykatë, por më thuaj kur do vish në Lezhë të pres!", shkruan Ndreu. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, iu përgjigj Ndreut duke e cilësuar atë uzurpues që duhet të shkojë në burg. "Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm. Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar", shkruan Kaso.

Pjerin Ndreu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.