Turistët spanjollë: Do kthehemi sërish këtu

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Për turistët spanjollë që përjetuan një përvojë të hidhur tri ditë më parë në një restorant në Porto Palermo, një rast i vetëm nuk përfaqëson të gjithë vendin dhe kjo eksperienc­ë nuk i pengon ata që të vizitojnë sërish Shqipërinë. Një ditë pasi përjetuan dhunë nga pronari i lokalit ku shkuan për drekë, familja spanjolle është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. "Doja të thosha se ne jemi të gjithë mirë dhe familja është mirë. Pata nderin që autoritete­t të interesohe­n maksimalis­ht për çfarë na ndodhi. Një person nuk përfaqëson vendin. Ju keni shumë gjëra për të qenë krenarë. Ne kemi njohur njerëz të mirë këtu, mes tyre shoferi dhe djali i autobusit që rrezikuan jetën për ne. Ndaj, dua t'ju them faleminder­it, faleminder­it qeverisë që u kujdes për ne, faleminder­it vendit tuaj", u shpreh kryefamilj­ari Galdon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.