VAJZA SHITËSE E "BIRRA KORÇA": TURISTËT E KONSIDEROJ­NË BIRRËN MË TË MIRË

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

"Për 5 net këtu ka pasur shitje masive. Fluksi i qytetarëve, të cilët vijnë dhe kërkojnë ' Birra Korça', ka qenë i lartë dhe ne kemi qëndruar deri sa është larguar qytetari i fundit, në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur. Nga nata e parë e deri tani, nuk di të them me saktësi se sa gota birre kam mbushur, por janë disa mijëra", shprehet një nga vajzat që u shërben qytetarëve birrën e tyre të preferuar. E pyetur se cilët kanë qenë ata që e kanë kërkuar më tepër "Birrën Korça", ajo thotë se kanë qenë të gjithë. "Kërkesa ka qenë nga kushdo që ka qenë prezent në festë, qytetarë të Korçës, nga gjithë Shqipëria, emigrantë dhe të huaj që vinin dhe qëndronin në radhë për të marrë ' Birra Korça'. Pa diskutim që e kanë konsiderua­r birrën më të mirën në vend, ashtu siç është realisht. Festa ka qenë vërtet e bukur dhe kjo, falë ' Birra Korça'. Ata e kanë preferuar shumë birrën tonë dhe të gjithë largoheshi­n duke thënë se ' Birra Korça' është më e mira", tregon ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.