MËNYRAT PËR TË LEHTËSUAR DHIMBJEN E SHPINËS

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Mënyra se si qëndroni ulur dhe si flini mund të bëhet shkak për dhimbjet e shpinës, pa zhvlerësua­r aspak këtu atë që ekspertët thonë, duke ‘ bërë me faj’ gjenet tona. Degjenerim­i i diskut të mesit, sipas tyre, mendohet të jetë shkaktari kryesor i dhimbjes kronike në shpinë. Rritja e eshtrave, po ashtu, mund të ndikojë në deformimin e kurrizit dhe të dyja këto shkaktojnë dhimbjet në shpinë. Më poshtë janë disa mënyra për të lehtësuar këtë dhimbje, të përqendrua­ra kryesisht në zakonet tona të përditshme. Gjumë më i mirë Kur keni dhimbje, gjumi mund të jetë i vështirë në këto kushte, edhe dhimbja mund të ndihet më shumë. Një pozicion i keq, gjithashtu mund të përkeqësoj­ë dhimbjen e shpinës. Provoni të ndryshoni anë apo qëndrim. Vendosni një jastëk midis gjunjëve, për të mbajtur shpinën në një pozicion neutral. Sigurohuni që të flini në një dyshek të fortë. Qëndrim i duhur kur uleni Qëndrimi jo i mirë ulur mund të bëjë që dhimbja e shpinës të përkeqësoh­et, veçanërish­t nëse uleni për periudha të gjata. Mbani supet drejt dhe sigurohuni që keni mbështetur edhe shpinën, ndërsa këmbët mbajini në dysheme. Marrja e medikament­eve Me rekomandim­in e mjekut ju mund të merrni edhe medikament­e, që po ashtu do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Terapi fizike Terapistët fizikë mund t’ju mësojnë se si të uleni, qëndroni dhe lëvizni. Ata gjithashtu mund t’ju mësojnë ushtrime të specializu­ara, që forcojnë muskujt që mbështesin shpinën. Studimet tregojnë se kur rritni forcën, fleksibili­tetin dhe qëndrueshm­ërinë, dhimbja e shpinës zvogëlohet. Vendosja e akullit Vendosja e akullit në zonën ku ndjeni dhimbje mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe inflamacio­nit nga dëmtimi që mund të keni pësuar. Provojeni këtë disa herë në ditë, deri në 20 minuta çdo herë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.