KU NDODHET GRENLANDA?

Panorama (Albania) - - BOTA -

Grenlanda është ishulli më i madh në botë ( pas Australisë, i cili përcaktohe­t si një kontinent më vete). Është një territor autonom danez, që ndodhet midis Atlantikut të Veriut dhe oqeaneve arktike. Ka një popullsi prej rreth 56,000 banorë të përqendrua­r rreth vijës bregdetare. Pothuajse 90 për qind e tyre janë indigjenë të Grenlandic Inuit. Grenlanda ka një vetëqeveri­sje të kufizuar dhe Parlamenti­n e saj. Më shumë se 80 për qind e ishullit është e mbuluar nga një kapak akulli, i cili rrezikon të shkrihet, për shkak të ngrohjes globale. Shkrirja e akullit ka rritur aksesin në burimet minerale të ishullit. Por besohet gjithashtu se shkrirja e akullit mund të ekspozojë edhe mbeturinat toksike bërthamore që kanë mbetur në disa zona ushtarake amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.