Panorama (Albania)

Në Shkodër, PD teston vetveten, jo Ramën

- AGRON GJEKMARKAJ

Kuotat e Kryeminist­rit Edi Rama në qytetin e Shkodrës, në momentin që po flasim, janë shtatë pash ...

... nën dhe! Edhe para se t'i ndodhte denoncimi nga opozita për çështjen e Valdrin Pjetrit, i kishte për mo zo ma keq! Me presione tipike "rilindëse", joshje e propagande mori vetëm 6% të votuesve! Një rekord ky i përbuzjes shkodrane! Nuk po flasim këtu thjesht për katoliket, të cilët tanimë simbolikis­ht do të duhej ta padisnin shefin e qeverisë për dëmtim imazhi në këto 6 vite, por për shumicën absolute të qytetarëve të Bashkisë së madhe të Shkodrës! Megjithatë, kjo maxhorancë, si kurrë më parë, nuk pyet më në ka Kushtetutë apo ligje, duke u sjellë de fakto me logjikë junte! Absurdi nuk ka fund, njësoj si marrëzia dhe kuraja e Edi Ramës! Prej dy ditësh propagando­jnë që Këshilli Bashkiak monist paska të drejtë me zgjedhë nënkryetar bashkie! Kjo bën me qesh edhe qentë e macet e rrugës. Po nuk besuat, dilni e shikoni si qeshin me piskamë e kuturisje! Me këtë logjikë, nesër me vendim të Këshillit të Ministrave e shpall ditëlindje­n e vet festë kombëtare, Erjon Braçen shenjtor si Eleonorën, Gent Cakajn, sadrazëm e kështu e radhë çudira pafund. Mendjet e thara e të kripura me delir prodhojnë të tilla çmeritje, të cilat do ta shoqërojnë portretin e Rilindjes kur të përcillet drejt historisë. Habi shkakton fakti se si një njeri si Çesk Millja, Prefekti i Shkodrës, një person i respektuar nga komuniteti ku punon, i cili e di fort mirë që do e shesin sa hap e mbyll sytë nga i pari tek i fundit, shndërrohe­t në kalorës paligjshmë­rie. Urdhri i Edi Ramës nuk është parabolë biblike.

Të vihet në rendin e ditës të palo Këshillit, vlefshmëri­a e mandatit të kryetarit të bashkisë dhe për më tepër, zgjedhja e nënkryetar­it nga ky Këshill është dhunë e pastër, thyerje e çdo barriere logjike, njësoj si të hysh në një dyqan dhe të marrësh kostumet që të pëlqejnë, të mos paguash e në fund t'i këpusësh edhe një shpullë shitësit. Duhen supe të forta për të mbajtur danga e zhiga të tilla.

Por në Shkodër nuk testohet Edi Rama e as vartësit e tij të depersonal­izuar. Në qytetin e Veriut testohet opozita dhe lideri i saj, Lulzim Basha. Ajo dhe ai atje kanë humusin e tyre politik, mbështetje­n absolute, madje edhe të drejtën morale para e sidomos pas dorëheqjes së Pjetrit, për çështjen e të cilit u dallua Gazment Bardhi. Edi Rama, edhe kur kandidon përballë vetes gjen kandidatë me të shkuar të errët, merret me mend kur ka opozitën përballë. Për Shkodrën, Lulzim Basha do duhej të adoptonte të njëjtën sjellje si atë për Teatrin. Aty duhej vënë një vijë e kuqe, që nuk bëhet llastik. Nëse ka dhëmbë, opozita duhet t'i nxjerre për të mbrojtur një qytet nga poshtërimi flagrant, por edhe veten nga tërheqjet e vazhdueshm­e. Nga Shkodra, opozita dhe Basha mund të ndryshojnë trajektore­n e udhëtimit të tyre politik. Atje po sharrohet me ngërdheshj­e shtylla korridore e shtetit, Kushtetuta. Atje Edi Rama ka vetëm mercenarë, ndërsa Lulzim Basha popullin, por duhet t'i prijë për të mbrojtur aq pak sa ka mbetur prej demokracis­ë shqiptare. Përdhunues­i serial duhet ndaluar ose të gjithë ne si qytetarë, me Bashën të parin, e meritojmë përdhunimi­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania