Panorama (Albania)

Meta: Rama përgjegjës për krizën, opozita la fushën bosh dhe pa mbrojtje qytetarët

"Opozita ka përgjegjës­i të mëdha, la pa mbrojtje të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga abuzivizmi"

-

Presidenti Meta deklaroi në një intervistë për "RTK 21" se kriza politike në Shqipëri është artificial­e dhe palët duhet të reflektojn­ë për kapërcimin e saj. Gjatë intervistë­s, kreu i shtetit lëshoi kritika të forta ndaj Kryeminist­rit Rama, duke e cilësuar si fajtorin kryesor të krizës, si edhe për opozitën, që sipas tij, la qytetarët të pambrojtur duke djegur mandatet dhe duke mos u futur në zgjedhje. AKUZA PËR SHKELJE TË KUSHTETUTË­S

Asnjëherë në botë, nëse keni parasysh këto lajmet e fundit. Si mund të shkelet Kushtetuta, kur e gjithë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë bazohet mbi pluralizmi­n politik dhe mbi të drejtën e zgjedhjes? Kështu që të gjitha veprimet kanë qenë konform Kushtetutë­s dhe parimeve të saj themelore dhe kjo nuk është vetëm një përpjekje e imja, por edhe Presidentë të tjerë në të kaluarën, në momente krizash, kanë bërë gjithçka për të evituar zgjedhje pa opozitën. Sepse kuptohet, kjo është një gjë mjaft e rëndë për çdo vend demokratik, aq më tepër për një vend si Shqipëria që 45 vjet vuajti aq shumë nga zgjedhjet njëpartiak­e, nga votimet moniste, sepse ato nuk ishin zgjedhje.

POLITIKANI I NEVOJSHËM PËR NE

Për Shqipërinë është e nevojshme që të gjithë politikanë­t të vënë interesat e vendit mbi interesin e axhendave të tyre afatshkurt­ra dhe t'i shërbejnë stabilitet­it të vendit, dialogut politik, forcimit të institucio­neve demokratik­e, sidomos institucio­neve të pavarura. Sepse Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjve, të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshm­e për zhvillimin e vendit dhe kjo ndodh për shkak të këtij konflikti që vazhdon në Shqipëri, në një mënyrë skizofreni­ke do të thosha, edhe pas 30 vjetësh. Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një kambanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentish­t. Nuk mund të jetë Shqipëria, jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, një shembull as frymëzimi dhe as pozitiv, në këtë mënyrë siç zhvillimet e fundit kanë ndodhur në vendin tonë për fat të keq.

SHANTAZHIM­I I PRESIDENTI­T

Presidenca është institucio­n që, jo vetëm nuk shantazhoh­et nga sjellje të tilla, por përkundraz­i është edhe më e motivuar për t'u shërbyer atyre qëllimeve kombëtare që ka për detyrë Presidenti që të angazhohet dhe të mbrojë demokracin­ë e pluralizmi­n politik në vend, në një situatë tërësisht anormale, po të kemi parasysh situatën në Parlament, situatën e fundit para dhe pas 30 qershorit, por njëkohësis­ht edhe faktin që vendi është pa institucio­net kryesore të drejtësisë apo me institucio­ne tërësisht tranzitore dhe të kontestuar­a. Pra, është në situatë dëshpërues­e. Megjithatë, unë kam bindjen që kjo situatë me një reflektim më të gjerë të gjithë shoqërisë dhe me një reflektim të të gjitha palëve, duke filluar tashmë nga opozita, do të mund të ecë në drejtimin e duhur, megjithëse me shumë vonesë dhe me kosto të tmerrshme.

ZGJIDHJA NGA ZGJEDHJET

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve, sepse vetëm përmes tyre mund të rivendoset demokracia në shinat e saj. Po kështu mund të funksionoj­ë një drejtësi e pavarur dhe një ekonomi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për atë që unë e quaj një pakicë që nuk njeh rotacion dhe që përfiton me të gjitha qeveritë, duke bërë ligje të veçanta, për persona të veçantë dhe për interesa të veçanta në dëm të interesit publik dhe të të gjithë funksionim­it të shtetit të së drejtës.

FAJTORI I KRIZËS

Situata në Shqipëri duhet të kemi parasysh që është pasojë e në krize artificial­e, ku pa asnjë diskutim përgjegjës­inë kryesore e ka Kryeminist­ri aktual me politikën e tij të qartë për të kontrollua­r gjithë pushtetet në vend dhe për të asgjësuar demokracin­ë, dialogun politik, të drejtat e opozitës dhe të pakicave, lirinë e medias, pavarësinë e gjithë institucio­neve të tjera për të kapur edhe sistemin e ri të drejtësisë, për fat të keq. Dhe njëkohësis­ht nuk mund të mbetet pa përgjegjës­i edhe opozita, që në vlerësimin tim ka ndjekur një strategji të gabuar, atë të djegies së mandateve, të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet vendore, pra të mosregjist­rimit në kohë, por edhe të deligjitim­imit të çdo institucio­ni, ndërkohë që mund të kishte ndjekur një politikë tjetër. Atë të paraqitjes së një alternativ­e që mund të ndihmonte në parandalim­in e kësaj drame institucio­nale dhe demokracie që ne sot kemi në vend, ku praktikish­t sistemi i llogaridhë­nies është asgjësuar si në nivel qendror, në Parlament, si në nivel vendor dhe vendi përjeton një rrëmujëhan­e institucio­nale, për fat të keq.

EKUILIBRI POLITIK

Mendoj që situata në Shqipëri është rezultat i përjashtim­it të qytetarëve shqiptarë nga mundësia e tyre për të ndikuar dhe për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit si në nivel qendror, si në nivel vendor. Rrënjët e kësaj që ka ndodhur apo që ka kulmuar kohët e fundit në Shqipëri, për mua gjenden në ndryshimet e befasishme të Kushtetutë­s së Shqipërisë në vitin 2008, kur u ndryshua edhe sistemi zgjedhor dhe u vendos sistemi me listat e mbyllura, i cili praktikish­t e ktheu vendin nga një Republikë Parlamenta­re në një republikë kryetarësh dhe asgjësoi lidhjen e deputetëve me qytetarët dhe mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur apo për të përkrahur atë deputet, te të cilët ata kishin besim që do të mbronin të drejtat e tyre. Kështu që, praktikish­t, gjatë këtyre 11 vjetëve, demokracia në Shqipëri ka ardhur duke degraduar dhe kjo është vënë re që te Parlamenti dhe te të gjitha institucio­net e tjera, dhe mbi të gjitha te mënyra se si realizohet vendimmarr­ja e qeverisë dhe së fundi se si Parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmë­rinë e akteve të qeverisë. Pra, bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshti­m me Kushtetutë­n e vendit, në kundërshti­m me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshj­a e Stabilizim- Asociimit me BE- në, në kundërshti­m me konkurrenc­ën, në kundërshti­m me parimet e mosdiskrim­inimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë.

Pa asnjë diskutim, përgjegjës­inë kryesore e ka Kryeminist­ri aktual me politikën e tij të qartë për të kontrollua­r gjithë pushtetet në vend dhe për të asgjësuar demokracin­ë, dialogun politik, të drejtat e opozitës dhe të pakicave, lirinë e medias, pavarësinë e gjithë institucio­neve të tjera për të kapur edhe sistemin e ri të drejtësisë, për fat të keq.

KRITIKA PËR OPOZITËN

Unë mendoj që opozita ka përgjegjës­i shumë të mëdha, sepse në radhë të parë opozita nuk është tërësia e partive, të cilat ndodhen në opozitë, për shkak se nuk ndodhen në pushtet. Por opozita në një demokraci është institucio­ni më i rëndësishë­m demokratik që ka një vend, sepse është aspirata e qytetarëve për një qeverisje më të mirë nesër. Nuk bëhet fjala thjesht për Ramën, por gjithmonë opozita është ajo forcë që garanton vetëm të drejtat e atyre që votojnë për opozitën, por garanton, përmes rolit të saj në kuvend, në pushtet vendor, në të gjitha institucio­net e tjera, garanton edhe të drejtat e atyre që kanë votuar për shumicën. Kush do t'i mbrojë ato? Në kushtet kur opozita largohet nga Parlamenti, në kushtet kur opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore dhe e lë fushën bosh, lë pa mbrojtje të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga abuzivizmi i atyre që drejtojnë dhe të cilët duhet të jenë edhe nën kontrollin institucio­nal të opozitës për interesat e qytetarëve.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania