Dhunoi turistët, alibia e pronarit të lokalit: Më tërhoqën zvarrë

Gjykata e Vlorës vendosi "Arrest me burg" për Mihal Kokëdhimën, s’pranon garancinë pasurore prej 3 mijë eurosh

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ELTON NIKA

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg" për Mihal Kokëdhimën, pronarin e restoranti­t në Porto Palermo, që u përfshi në konfliktin me turistët spanjollë pak ditë më parë.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Saimir Smaka. I arrestuari u përfaqësua nga avokatët Erion Besimaj dhe Kujtim Cakrani. Në sallë, 51vjeçari Kokëdhima u shfaq në gjendje të rënduar psikologji­ke, ndërsa në dorë vihej re edhe shenja pas dëmtimit të pësuar kur godiste xhamin e përparmë të automjetit ku ndodheshin turistët spanjollë. Fillimisht Kokëdhima ka komunikuar në qetësi me avokatët e tij, duke diskutuar për ngjarjen. Në nisje të seancës, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest në burg", për akuzat "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Shkatërrim i pronës". Përpara nisjes së seancës gjyqësore nuk ka munguar edhe një bisedë mes avokatit dhe Kokëdhimës. "Kaq interes për mediat nuk ka marrë as çështja e Bin Ladenit në SHBA", ka theksuar pronari i lokalit "Panorma". "Normale që çështja jote do të marrë vëmendje publike, sepse ka folur edhe Kryeminist­ri", i është kthyer avokati klientit të tij. "Unë e kam mik atë", ia ka kthyer Kokëdhima, duke nënkuptuar se ka mik Kryeminist­rin. Por në këto momente, avokati Kujtim Cakrani ka dalë jashtë sallës, pas kërkesës edhe të gjyqtares, pikërisht për shkak të dialogut dhe bisedës me klientin e tij për çështjen në fjalë.

I ARRESTUARI Seanca ka vijuar me dyer të mbyllura, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar masë sigurie më të lehtë, duke vendosur edhe garanci pasurore deri në 3 mijë euro, ose si ta përcaktojë gjykata. "Nuk ka rrezikshmë­ri shoqërore dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që për ' shkatërrim prone' të jepet ' arrest në burg'", ka theksuar avokati. Ndërsa vetë i arrestuari, Mihal Kokëdhima, është mbrojtur vetë duke dhënë një alibi. "Më morën zvarrë me makinë. Kjo çështje nuk e di si është, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Unë nuk theva xhamin për t'i dëmtuar, por për t'u mbajtur. Unë mora targën, telefonave Policinë dhe u hodha në kroskot, sepse donin të më shtypnin. Me rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi kështu? Më lini të punoj. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani", ka thënë ai. Gjithsesi, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", duke pranuar kërkesën e Prokuroris­ë, teksa pala mbrojtëse ka konfirmuar faktin se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Njëkohësis­ht kanë konfirmuar se tashmë do të çojnë për ndjekje penale edhe turistët spanjollë për ngjarjen e ndodhur në lokalin e 51vjeçarit Kokëdhima në Porto Palermo.

AVOKATËT Pas daljes nga salla, avokatët e Mihal Kokëdhimës e kanë quajtur të paligjshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe gjyqtarja Esmerilda Habilaj, për 51vjeçarin. Në një deklaratë të bërë për mediat, avokati Erion Besimaj ka rikonfirmu­ar faktin se do ta apelojnë çështjen, duke pasur besim te Gjykata e Apelit. "Ky dukej se ishte një gjyq popullor dhe në këto kushte, Gjykata e ka lënë arrest në burg, pa asnjë bazë ligjore. Ajo çfarë kërkuam në sallën e gjyqit, ishte një masë sigurie më e lehtë, duke vendosur një garanci pasurore, dhjetëfish më të lartë, apo edhe duke e lënë në dorë të Gjykatës për ta përcaktuar garancinë pasurore. Natyrisht kur është vepër penale ' shkatërrim prone', në historinë 10- vjeçare, nuk është dhënë asnjëherë masë sigurie ' arrest në burg'. Prokurori, që kur erdhi në sallë, erdhi me akuzën për ' shkatërrim prone' dhe natyrisht që do të jepej arrest në burg dhe kjo për faktin se erdhën disa spanjollë dhe ne përpara të huajve mund të japim gjithçka, vetëm ata të jenë më të mirë dhe të tregojmë se i respektojm­ë dhe i duam. Për masën e sigurisë ' arrest në burg' nuk plotësohet asnjë nga kriteret e përcaktuar­a, rrezikshmë­ria shoqërore, rrezikshmë­ria e veprës, rrezikshmë­ria e personit, apo rreziku për t'u larguar nga vendi dhe prishja e provave", u shpreh njëri nga avokatët.

Dje, gjatë seancës së masës së sigurisë për Mihal Kokëdhimën

Momenti kur pronari, Mihal Kokëdhima sulmon makinën e turistëve

Mihal Kokëdhima, dje në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.