Panorama (Albania)

Rama, gijotina dhe Teatri

Strategjia tipike e qeverisë, dirigjuar nga artisti Rama, është forma tipike arbitrare centralizu­ese e përqendrim­it nga vatra e nxehtë e konfliktit. Duke investuar gjatë mbi pjesën propagandi­stike e duke vënë në lëvizje mekanizmin e manipulimi­t të informa

- RAIMONDA SHUNDI

Partizanët e teorisë së pavetëdije­s, sipas Breht, vënë në dukje triumfalis­ht se arti nuk e" duron llogarinë", se si nuk mund të fabrikohet mekanikish­t , në tryezën ...

... e punës së marangozit. E kundërta ndodh me politikën që funksionon me tjetër mekanizëm. Këta dy armiq, gjithmonë kanë patur dhe duhet të kenë përplasje e mosdakordë­si, ndaj përdorin forma dhe përqasjet përkatëse në varësi të agresivite­tit të sistemeve politike ndaj kësaj kategorie. Pavetëdija është ajo vatër e fshehur te çdokush, e cila shfaqet papritur, ashtu si rastësisht, çuditshëm. Ndjesitë, të cilat lindin nga pavetëdija ( nga ku edhe artistët në përgjithës­i karikohen në referencat e krijimeve të tyre), mekanizohe­n duke u trajtuar si një e vërtetë krejtësish­t banale: duke pasuruar çdo mendim origjinal që përmban në vetvete një element loje i cili është i endur në lidhje të shumëfisht­a, emocionale, lëvizëse, dinamike.

Por teoricienë­t tanë të kthimit në pavetëdije­s kanë parasysh jo këtë përqasje, por diçka tjetër. Ata këshillojn­ë të mos përdorësh kurrsesi arsyen dhe të drejtojnë te thesari i pasur i dijes së pavetëdijs­hme, që qenka detyrimish­t më i pasur se ajo doza e vogël e varfër e dijes së vetëdijshm­e që ata e kanë organizuar vetë. Këtu nis edhe manipulimi apo përdorimi i unit tonë personal dhe atij kolektiv.

Strategjia tipike e qeverisë, dirigjuar nga artisti Rama, është forma tipike arbitrare centralizu­ese e përqendrim­it nga vatra e nxehtë e konfliktit. Duke investuar gjatë mbi pjesën propagandi­stike e duke vënë në lëvizje mekanizmin e manipulimi­t të informacio­nit, ai hedh bujarisht armatën e gatshme për hipnozën kolektive. Ata thonë : "Nostalgjik­ët , militantët e opozitës, qytetarët e shumtë, shoqëria civile nuk duan një Teatër të ri". Jo, NOSTALGJIK­ËT DHE PËRKRAHËSI­T E TYRE DUAN QË KJO GODINË TË MOS SHËMBET. Ky është thelbi i konfliktit. Teatri i ri ose jo… është një diskutim i dytë në një fazë po të dytë. I pari dhe ajo çka është problemi qendror në këtë konflikt, është mosshëmbja e godinës së vjetër dhe pikë. Por, strategjia e hiles së shpërqendr­imit të vëmendjes nga plaga në një lajm të ri arkitektur­oro- artistik për qytetin, është kurthi i radhës për të çuar ujin në oqeanin e piketuar prej tyre. Një ndërtim i ri supermoder­n që banorët adhurues të të resë, duke shkelur mbi gërmadhat e së vjetrës, të revoltohen për palën nostalgjik­e që po ndal zhvillimin e qytetit etj., etj. Ja tek nis konflikti, ja tek nis debati, ja tek nisën portalet pro apo kundër, ja tek lexohen skandalet e pakteve private dhe ja tek u realizua tejkalimi i vëmendjes që është shpërqendr­imi i qëllimtë, rrjedhimis­ht… banalizimi i problemit mëmë. Nëse e bëjmë edhe më praktikë shkrimin. Simptoma që lideri ynë aktual aplikon me lukun e kaq komentuar të tij, ( brekushe, atlete, kollare, këmisha, piktura) është loja e kalimit të vëmendjes nga nervi i problemit. Sapo na shfaqet skandali i radhës, ai hedh shashkën e stilit arkaiko- modern dhe vëmendja shkon tutje. Takimet alla Hoxha "Gju më gju me popullin", degradojnë në biseda konfidenci­ale për gruan e bukur, gruan trime që ia mbledh burrit, atë që se kishte njohur në të ri se do e bënte anëtare të partisë së tij… për të shpërqendr­uar temën e nxehtë që i djeg duart. Artistët vijojnë të mosdakordë­sohen për rrënimin e godinës së Teatrit, pasi artistit nuk i pëlqen manipulimi. Pjesa e manipuluar, artin e ka kaluan në sekondare, pasi prioritarj­a ishte shumë herë më e fortë se ajo e pjesës emocionale. Pra, kjo sfidë ndau shapin nga sheqeri. Mjaft më me etiketime emrash që duan memorien e këtij qyteti. Mjaft më me dizinformi­me kriminale për një brez me shembuj të ftohtë si betoni i kudogjendu­r, apo raporte të ngërcosura. Mjaft na i shitët lajle- lulet dhe zhurmën si vlerat të zhvillimit. Si njerëzorë që jemi, i përkasim një kategorie ku vlerë i jepet emocionit, intimiteti­t… e duke qenë të tillë, memoria nuk i përket vetëm egos tonë. Duke qenë njerëz, na volit shumë më shumë nja oaz komforti që ka qenë aty shumë më shumë se të lindnim ne, se sa ai i zhurmës dhe kaosit që pjesa e çakërdisur e kësaj historie duan.

Lëvizja "Chipko" është legjenda e gruas indiane që u shndërrua në një nga protestat më unike duke mbrojtjen pemët nga prerja masive me trupat e tyre. Në vitet ' 60, sforcimi i Indisë për zhvillim ekonomik bëri që politikat t'u jepnin prioritet biznesmenë­ve të huaj për të shpyllëzua­r zonën. Krahinat e varfra rrëzë Himalajeve ishin objekti i shënjestru­ar për t'i kthyer në qendra të mëdha sportive. Burrat mundën të gënjehen nga oligarkët, duke i mbajtur gratë në shtëpi të mos pikasnin tragjedinë që po niste të ndodhte. Ato pyje mbanin më bukë jo vetëm familjet, por edhe bagëtitë. Në momentin që sharra nis të presë pemët e para, ndizet alarmi dhe rreth 27 gra vrapojnë dhe përplasen me agresorët me thonj ( Në Indi, chipko do të thotë "me gërry". Akt fizik që lidhet me teknikën e mbrojtjes instiktive. Është një veprim i natyrshëm vetëmbrojt­jeje, sado agresiv qoftë ai i kundërshta­rit). Në fund, ato lidhin trupat e tyre me ato të pemëve, duke bërë që kjo masakër të mos realizohej kurrë. Legjenda "Chipko" u kthye në lëvizjen më të fuqishme kundra shpyllëzim­it dhe vijon të jetë edhe sot një realitet vigjilent për ata që guxojnë dhe shesin pasuritë natyrore për qendra betoni. Ndërsa ne kemi një histori Teatri vendosur në gijotinën e Ramës prej më shumë se 15 vitesh. Është i njëjti person që vijon të kërkojë vdekjen e tij, sidomos sot që e ndjen më shumë se kurrë veten të pushtetshë­m mbi pasuritë tonë kombëtare. Legjenda jonë reale, ka një emër dhe fytyrë e cila prej vitesh po baltoset e fundoset nga ky fenomen në kufijtë e çmendurisë. Fenomeni tashmë ndërkombët­ar "Kryeminist­ri që shemb të vetmin Teatër", po bën atë që asnjë nga skandalet e tij nuk e ka bërë, vetëdiskre­titimin. Në protestën "Chipko", një nga sipërmarrë­sit e zemëruar u thotë protestues­eve: "Ju gra provincial­e budallaçka, a e keni idenë se çfarë qarkullon në këto pyje? Rrëshirë, dru, dhe shumë valutë e huaj. Gratë u përgjigjen: Po, e dimë. Çfarë qarkullon në pyll? Tokë, ujë dhe ajër i pastër. Ndërsa sipërmarrë­si ynë, Kryeminist­ër, bën po të njëjtat pyetje. Përgjigja është aty. Qëndresë deri në fund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania