Panorama (Albania)

Siguria ishte e para, por Ergysi vdiq mbi "Skela Syla"

Postimi në "Facebook" i 31- vjeçarit, që humbi jetën gjatë punës

-

Një aksident në punë u mori jetën dy të rinjve dhe plagosi tre të tjerë, ndërsa ishin duke punuar për rikonstruk­timin e një pallati në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 gusht, kur të rinjtë që ndodheshin mbi skelat e firmës "Skela Syla", ranë nga lartësia e katit të gjashtë, pas shembjes së saj nga mungesa e sigurisë. Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç, humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën punëtorët Gentian Bardhi, 44 vjeç, Euglidios Lika, 34 vjeç, dhe Altin Marku, 40 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Policia e Tiranës arrestoi një ditë pas ngjarjes dy drejtues teknikë, atë të kompanisë që kryente termoizoli­min e pallatit ku ndodhi incidenti dhe atë të shoqërisë së skelave, si dhe ka shpallur në kërkim edhe administra­torin e firmës "Skela Syla", për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë". Reagimet për dy të rinjtë, të cilët mbetën viktima në vendin e punës, kanë qenë të shumta. Për djalin nga Gramshi, Ergys Brahimi, disa faqe në "Facebook" të këtij rrethi i kanë dedikuar postime të ndjera, duke shprehur hidhërimin dhe befasinë e keqe, me të cilën i përballi ky lajm. "Gramshi Turistik" ka ripostuar një foto, të cilën Ergysi e kishte shpërndarë në faqen e tij të "Facebook"- ut në datën 23 korrik ndërsa qëndronte mbi skela, tregonte dorashkat në duar duke shkruar: Siguria është e para. "Siguria është e para", shkruante Ergysi, djali nga Gramshi që humbi jetën në aksidentin që ndodhi me skelat në punë në Tirane, duke e shoqëruar me një fotografi mbi "Skela Syla". "Shoku im ti, urtësia, zgjuarsia dhe mirësia jote nuk kanë për t'u harruar kurrë! Zoti na dhëntë forcë për ta përballuar këtë humbje!" - është mbishkrimi i bërë nga "Gramshi Turistik" mbi këtë foto. Ergysi, djalë i vetëm i familjes me katër anëtarë, u përcoll dje në orën 11: 00 për në banesën e fundit, në Gramsh.

 ??  ?? Ergys Brahimi një nga viktimat që ra nga skela, dedikimet në “Facebook”
Ergys Brahimi një nga viktimat që ra nga skela, dedikimet në “Facebook”
 ??  ?? Postimi në “Facebook” i punëtorit që humbi jetën
Postimi në “Facebook” i punëtorit që humbi jetën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania