Gjibraltar­i refuzoi kërkesën e SHBA- ve për anijen iraniane

Panorama (Albania) - - BOTA -

Autoritete­t e Gjibraltar­it e kanë refuzuar kërkesën e SHBA për sekuestrim­in e anijes iraniane “Grace 1”, duke e konsiderua­r atë të pamundur. Një gjykatë federale në Uashington lëshoi të premten një urdhër për sekuestrim­in e anijes me naftë, e cila ishte duke transportu­ar karburante në vlerë prej 1 milion dollarësh. Marina Mbretërore Britanike e kishte ndaluar këtë anije në Ngushticën e Gjibraltar­it. për shkak të dyshimeve se po transporto­nte naftë drejt Sirisë, në kundërshti­m me sanksionet e BE- së ndaj këtij shteti. Sa për urdhrin e gjykatës amerikane, autoritete­t në Gjibraltar janë përgjigjur se: “Pamundësia e Autoriteti­t Qendror për ta kërkuar zbatimin e këtij urdhri, është rezultat i funksionim­it të ligjeve të Bashkimit Evropian dhe dallimet që ekzistojnë mes sanksionev­e kundër Iranit në BE, dhe Shtetet e Bashkuara... Sanksionet e BE kundër Iranit, të cilat janë të zbatueshme në Gjibraltar, janë shumë më të ngushta se sanksionet që zbatohen në SHBA”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.