Panorama (Albania)

Shpëtim Duro: Ia dhuruam Superkupën Partizanit

-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, analizoi humbjen në Superkupë, duke theksuar ndër të tjera se me ato gabime që bëri skuadra e tij, më tepër ia dhuroi kundërshta­rit lojën, sesa e meritoi Partizani. "Futbollin duhet ta menaxhosh deri në fishkëllim­ën e fundit, sepse ndodh ajo që ndodhi. Në pjesën e dytë dominuam. Përmbysëm rezultatin, mund të shënonim sërish. Humbëm përqendrim­in dhe bëri që të humbnim ndeshjen. Rroca nuk po e justifikon­te lojën. Ai zëvendësim dhe futja e Musollit në mesin e fushën, si dhe shtyrja e Ethehmit, e ndryshoi ndeshjen. Ne e dominuam Partizanin. Ndërrimi ishte pozitiv, por në fund, një pakujdesi bëri që ta humbnim ndeshjen. Gavazaj kërkoi zëvendësim. E kisha frikën që në shtesë do ishte më i favorizuar Partizani. Largimi i Gavazajt dhe Shkurtajt ndikoi. Goli i barazimit ishte jashtëzako­nisht deciziv. Këtë kupë e dhuruam vetë më shumë, sesa e meritoi Partizani. Largimi i Gavazajt dhe Shkurtajt e uli cilësinë. Shkurtaj që në pushim kishte probleme, shqetësime. Edhe Gavazaj kërkoi ndërrim. Ishim pranë fitimit të Kupës. E kisha frikën në shtesë, ashtu ndodhi. Ethemi bëri një ndeshje jashtëzako­nisht të mirë. Është lojtar që shpon vertikalis­ht. Për fat të keq, humbi një rast shumë të pastër. Për sa i përket Lulajt, mbrojtja ka qenë e improvizua­r. Aktivizova Musollin për shkak të eksperienc­ës, më pas bëra lëvizjen me Lulajn", deklaroi fillimisht trajneri Duro. I pyetur se si do të jetë Kukësi i këtij sezoni, trajneri tha: "Duhen lojtarë. Presim këtë javë. Kjo lojë na bëri të mendojmë akoma, sidomos në repartin difensiv. Presim 2- 3 lojtarë për të rregulluar diçka".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania