Drejtori i ISHP: "Skela Syla" është inspektuar 16 herë

"I janë lënë disa herë porosi, u gjobit me 100 mijë lekë"

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ETLEVA DELIA

Inspektori­ati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka reaguar dje në lidhje me incidentin e së premtes, që u mori jetën dy punëtorëve dhe plagosi katër të tjerë.

Drejtori i Përgjithsh­ëm i ISHP, Arben Seferaj, gjatë një deklarate për shtyp, u shpreh se subjekti "Skela Syla", është inspektuar 16 herë, i janë lënë disa herë porosi, madje në një rast është gjobitur me 100 mijë lekë. Ndërsa për subjektin tjetër, që do të kryente termoizoli­min e pallatit, "Xhimi Tarushi", nuk është kryer asnjë inspektim. Sipas Seferajt, Inspektori­ati i Punës, nëpërmjet parandalim­it të rreziqeve profesiona­le, eliminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik potencial për aksident në punë, ka vlerësuar sektorin e ndërtimit, si një sektor me risk shumë të lartë në këtë drejtim. "Rasti i fundit i aksidentit të ndodhur, si shkak i rënies së skelës në kantierin e ndërtimit të pallatit në rikonstruk­sion në rrugën ' Faik Konica', me pasojë humbjen e jetës së 2 punëmarrës­ve dhe plagosjen e katër të tjerëve, tregon se kontrollet duhet të intensifik­ohen më shumë, në sektorin e ndërtimit dhe jo vetëm, duke synuar në rritjen e cilësisë së inspektime­ve, me qëllim parandalim­in dhe mosndodhje­n në të ardhmen", u shpreh Seferaj. Më pas, ai u ndal te dy subjektet që kishin marrë përsipër rikonstruk­sionin. SUBJEKTET

Sipas drejtorit të ISHP, subjektet "Xhimi Tarushi" dhe "Skela Syla", të cilët u përfshinë në këtë aksident në punë, janë në proces hetimi nga inspektorë­t e punës së Degës Rajonale Tiranë duke bashkëpunu­ar dhe me organet e Policisë. Arben Seferaj informoi se "Xhimi Tarushi" ka filluar aktiviteti­n më datë 19.04.2016. Ky subjekt është në marrëdhëni­e kontraktua­le me subjektin "Skela Syla" për rikonstruk­sionin e objektit, pallat banimi në rrugën "Faik Konica", nga data 05.07.2019. "Skela Syla" ka filluar aktiviteti­n më datë 01.02.2008. Punëmarrës­it e përfshirë në këtë aksident rezultojnë: Ergys Brahimi, i cili ka humbur jetën dhe Genci Bardhi, i plagosur, janë punëmarrës të subjektit "Xhimi Tarushi". Orjan Kodra, që ka humbur jetën, Eugidius Lika, Behar Sadrija dhe Altin Marku, të plagosur janë punëmarrës të subjektit "Skela Syla". "Të gjithë punonjësit rezultojnë të deklaruar dhe të siguruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re", tha dje Arben Seferaj. INSPEKTIME­T

Nga historiku i inspektime­ve pranë arkivës së ISHP, nga viti 2015 rezulton se, "Xhimi Tarushi" nuk ka asnjë inspektim. Duke qenë se aktiviteti i subjektit "Skela Syla", është kryesisht i përqendrua­r në montimin dhe çmontimin e skelave që përdoren në ndërtim, ky subjekt punon në kantiere të lëvizshme gjithmonë në dinamikë. Është inspektuar 16 herë nga ISHP, nga të cilat 13 herë nga Dega Rajonale e Tiranës, 2 herë nga Dega Rajonale Durrës dhe një herë nga Dega Rajonale Kukës. "Subjektit i janë lënë vazhdimish­t për çështje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, detyra me afat për t'u realizuar dhe në një rast është vendosur gjobë me vlerë 100 mijë lekë", u shpreh dje drejtori i Inspektora­tit Shtetëror të Punës. Ndërsa sqaroi se nga të dhënat për periudhën nga janari deri tani kanë ndodhur 99 raste aksidentes­h në punë, me 88 punëmarrës të aksidentua­r, nga të cilët 25 me pasojë vdekjen. Nga këto raste, 21 aksidente kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit me 19 punëmarrës gjithsej të aksidentua­r, nga të cilët 8 me pasojë vdekjen. Për hetimin e 99 rasteve të aksidentev­e të ndodhura, janë inspektuar 114 subjekte gjithsej, të cilët kanë qenë duke punuar në kantierin ku kanë ndodhur këto aksidente.

Arben Seferaj, drejtori i ISHP- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.