“Çfarë lexova në dosjen time hetimore, si i shpëtova burgut”

“Nisën të më tërhiqnin veshin se pse gjestikulo­ja me të dyja duart”

Panorama (Albania) - - KULTURE - Tano Banushi

Shqipërinë), me urimin për Vitin e Ri. Kartolina mbahej fshehur pas një objekti, për të mos qenë pre e vëzhgimit të shpejtë nga të tjerët. Shkopat e pafund dhe mustaqet ishin impresionu­ese me format dhe alternativ­at e larmishme. Nëse kishe fatin të ishe në turne me Tanon, nuk ishte nevoja e kërkimit të perit dhe gjilpërës, pasi ai kishte gjithçka. Shamitë e Banushit ishin si të një princi. Pas vdekjes së tij, ajo kabinë u shpërbë. Sa keq. Sa herë që përballesh­a me Tano Banushi, vetëm qeshja nga ekspresivi­teti i tij i mahnitshëm. Ndërronte 10 fytyra në sekondë. Vdiq 62 vjeç nga një sëmundje e rëndë, por ishte humbje e madhe për Teatrin e Shkodrës dhe atë shqiptar. Bep Shiroka ka qenë kokrra e zotërisë, po ashtu edhe Lec Bushati. Ndrek Preka si pasion kishte gjuetinë e lepujve. Këmbët e lepujve që ai kapte, ne i përdornim për të shpërndarë pudrën e fytyrës.

Paulin Lacaj ishte një tjetër superperso­nazh. Ai shkruante çdo gjë që ndodhte në atë teatër. I detyrohen shumë për këtë shërbim të çmuar brezat që pasuan, pasi arkiva e këtij teatri, ka çfarë rrëfen vetëm falë punës së tij sistematik­e. Nuk ishte i shkolluar për aktrimin, por një zotëri me kostum dhe elegant. Kur unë e pyesja se sa shfaqje kisha realizuar gjatë vitit, nuk mund ta harroj bllokun e tij ku kishte hedhur gjithçka, deri dialogët me njëri- tjetrin, si dhe të gjitha datat dhe zhvillimet artistike në teatër. Aty shihej se si ishte angazhuar çdo aktor apo personel i atij teatri".

Me Teatrin "Migjeni", Justina mundi të luajë vetëm në 3 vepra. "Shpartalli­mi", "Djem të mbarë" dhe "Nora e Kelmendit". Ndërsa shfaqjen e Bernarda Albës, e cila është edhe e regjistrua­r, e ka bërë si mbrojtje diplome.

"Dalja jashtë nga angazhimet artistike kur u dënova nuk bëri që të shteroj, por më zhvilloi akumulimin, një vlerë e shtuar dhe shumë e çmuar në këtë profesion".

TURNETË Turnetë në zonat e thella të qytetit, përpos punës ishin një zbavitje kolektive. Shpesh ndodhte që mes kolegësh për t'u argëtuar, nuk lejonin sho- shoqin të thoshte as edhe një batutë nga teksti i tij. Kështu ndodhi edhe me Justin në një nga këto lëvizje, ku tekstin e saj e rrëmbente partneri. Në fund, një malësor i çuditur pas shfaqjes tha: "Kurgja s'ka thanë kjo". Në vitet që po i referohemi, teatri funksionon­te si teatër repertori, ku shfaqjet jepeshin shpesh dhe gjatë. "Fisheku në Pajë" është dhënë plot 250 herë. Shfaqet e turneve ndodhte që organizohe­shin edhe me dritat e ndezura të makinave të grupit të punës. Kjo, kur mungonin vendet e interpreti­mit. Gjithsej, sipas bllokut që mbante i mrekullues­hmi Paulin Lacaj, Justina kishte realizuar rreth 600 shfaqe, përfshirë edhe aktivizime­t me estradën. Ishin të organizuar saktë me kohën që kishin në dispozicio­n për të përballuar dy aktivitete. Pasi dinin orën e kthimit nga turneu i radhës, Justinës i kishin lënë fashën e fundit të orarit. Tamam koha për të përfunduar një natë hareje me art. Kënga popullore interpretu­ar prej saj, tashmë ishte kthyer si qershiza mbi tortë, ku duartrokit­jet dhe ovacionet e karikonin bukur për një ditë të re.

Një nga shfaqjet ku ka luajtur Justina Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.