Irani paralajmër­on SHBA për pasoja të rënda nëse ndalon “Grace 1”

Panorama (Albania) - - BOTA -

Anija iraniane “The Adrian Darya 1” është larguar nga Gjibraltar­i, pasi u bllokua prej gjashtë javësh për shkak të dyshimeve se kishte shkelur sanksionet e BE- së, por tani rrezikohet një konfrontim me SHBA- në, kërkesa e së cilës për sekuestrim­in e anijes u refuzua nga autoritete­t në Gjibraltar. Kjo ka bërë që zyrtarët e lartë në Iran të paralajmër­ojnë se do të ketë pasoja serioze në rast se SHBA sekuestron anijen e tyre përgjatë udhëtimit. Anija “The Adrian Darya 1”, e quajtur më parë “Grace 1”, u drejtua të hënën në lindje drejt detit Mesdhe. Destinacio­ni i saj ishte porti grek i Kalamatës, sipas të dhënave të transporti­t. Abbas Mousavi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha në një konferencë shtypi se çdo përpjekje për kapjen e anijes, e cila ka një ngarkesë prej 2.1 milionë fuçi nafte të papërpunua­r, do të kishte pasoja të rënda. “Nëse një veprim i tillë është ndërmarrë ose edhe nëse është shprehur me gojë dhe nuk është bërë, ai konsideroh­et një kërcënim kundër sigurisë detare në ujërat ndërkombët­are. Republika Islamike e Iranit ka dhënë paralajmër­imet e nevojshme për zyrtarët amerikanë përmes kanaleve zyrtare, veçanërish­t ambasadës zvicerane në Teheran, për të mos bërë një gabim të tillë sepse do të kishte pasoja të rënda”, tha Mousavi. “British Royal Marines” e ndaluan anijen në korrik, me dyshimin se po transporto­nte naftë në Siri, duke shkelur sanksionet europiane. Por Irani e kishte mohuar që nafta ishte drejtuar ndonjëherë për në Siri. Ndalimi i anijes nga britanikët shkaktoi një përkeqësim të marrëdhëni­eve midis Iranit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Teherani më pas ndaloi një anije cisternë me flamur britanik. Sipas “BBC”- së, Gjykata Supreme e Gjibraltar­it urdhëroi lirimin e cisternës iraniane javën e kaluar, pasi autoritete­t në territorin e Britanisë së Madhe thanë se kishin marrë garanci me shkrim nga Irani, se anija nuk do të drejtohej drejt vendeve që u nënshtrohe­shin sanksionev­e të BE- së. Teherani mohoi se kishte bërë ndonjë premtim në lidhje me destinacio­nin e anijes për të siguruar lëshimin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.