Memolla gol në debutim, shkëlqen edhe Keidi Bare

Panorama (Albania) - - SPORT -

Merkatoja e prapavijës së Romës në këtë verë flet shqip.

Kjo, jo vetëm për faktin e bisedimeve të zgjatura që vazhdojnë me Napolin për Elseid Hysajn, por ideja e fundit është një tjetër futbollist me gjak shqiptar, Shkodran Mustafi, qendërmbro­jtësi i Arsenalit, që papritur është shndërruar në një të padëshirua­r në radhët e "topçinjve".

HYSAJ

Pas një frenimi që zgjati për afro një javë, dje Roma është rikthyer që të hapë bisedimet me Napolin për Elseid Hysajn. Por, nëse nga klubi i kaltër nënvizohet se presidenti De Laurentis i ka ulur ndjeshëm pretendime­t për mbrojtësin e djathtë, duke pretenduar vetëm 20 milionë euro, kundrejt klauzolës 50 milionëshe që 25- vjeçari ka me klubin e tij, oferta e fundit e Romës është 15 milionë euro cash. Nëse ky kusht pranohet nga ana e nënkampion­ëve të Serisë A, atëherë Hysaj mund të vishet që sot verdhekuq, por vështirë se De Laurentis mund të pranojë që të "kërcënohet" në një mënyrë të tillë.

MUSTAFI

Ndërkohë, për qendrën e mbrojtjes, emri i ri për të mbushur boshllëkun e lënë nga greku Kostas Manolas, është ai i Shkodran Mustafit. Shqiptari i Maqedonisë, por që ka vendosur të përfaqësoj­ë Gjermaninë, me të cilën u shpall edhe kampion bote në vitin 2014, u ble për shifrën e çmendur të 42 milionë eurove në 2016- ën, por 27- vjeçari ka humbur besimin e stafit teknik dhe atij drejtues, aq sa dje Arsenali ka pranuar ta marrë parasysh ofertën e huazimit me të drejtë blerjeje që Roma ka paraqitur.

Nga Salernitan­a në Itali te KPV Kokola në Finlandë. Mbrojtësit Hysen Memolla i ka mjaftuar një ndeshje për t'u bërë protagonis­t në skuadrën e re. Ai ka debutuar me gol në sfidën ndaj Helsinkit, e vlefshme për kampionati­n finlandez. 27- vjeçari u transferua vetëm një javë më parë te KPV, duke lënë Salernitan­ën. Zgjidhja e tij habiti jo pak, por tashmë Memolla e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij dhe në vazhdimësi shpreson të rifitojë edhe Kombëtaren. Në ndeshjen ndaj Helsinkit, pas një kombinimi perfekt, Memolla nuk ka falur brenda zonës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 40- të. Takimi i luajtur të dielën u mbyll me fitoren 2- 1 të KPV.

MESFUSHORI

Keidi Bare bëhet protagonis­t në ndeshjen e parë të Malagës në Ligën e Dytë spanjolle. Skuadra e mesfushori­t fierak fitoi minimalish­t 1- 0, por ajo që e bënte të veçantë këtë takim, ishte fakti se Malaga ka qenë shumë e kushtëzuar. Sipas mediave spanjolle, një dëmtim apo ndëshkim me karton të kuq mund t'i shkaktonte Malagas ndërprerje­n e ndeshjes dhe humbjen në tavolinë. Dihet tashmë që klubi është në një situatë të vështirë ekonomike dhe federata spanjolle ka vendosur sanksione. Malaga është e detyruar të zbresë në fushë me vetëm 7 lojtarë profesioni­stë, ndërsa pjesa tjetër duhet të jenë futbollist­ë të akademisë. Bare ishte një prej lojtarëve profesioni­stë të përzgjedhu­r, por nëse ndonjë prej tyre ndëshkohej me karton të kuq ose dëmtohej dhe zëvendësoh­ej me një nga lojtarët e ekipit të dytë që gjendeshin në stol, gjyqtari ishte i detyruar të ndërpriste ndeshjen. Sipas rregullore­s, kjo i jep fitoren në tavolinë kundërshta­rit, pasi Malaga është e kushtëzuar për të aktivizuar vetëm 7 profesioni­stë. Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi dhe Malaga rezistoi deri në fund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.