Xhuvanit i jepet lamtumira e fundit, i biri në varrim me pranga në duar

Pas një javë pritjeje, mbërriti në atdhe trupi i pajetë i regjisorit, i cili u nda nga jeta sapo mbylli filmin e tij të fundit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Në rrugicën e ngushtë përballë Parlamenti­t ka më shumë njerëz se zakonisht.

Nxin e zeza e fustaneve të grave. Dikujt po i jepet lamtumira. Më pas të zë syri fytyra të njohura, aktorë, kineastë... I jemi afruar shtëpisë së Xhuvanëve. Në murin e pallatit njoftohet ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit, 56 vjeç. Njerëz hyjnë e dalin, kush merr shkallët, të tjerë ashensorin. Familjarët preferuan një ceremoni familjare, edhe pse Ministria e Kulturës u tregua e gatshme t’i organizont­e një ceremoni publike. Çdo derë institucio­ni kulturor do të ishte hapur për kineastin, që i dha shpresë kinemasë shqiptare. Por Gjergji nuk ishte njeri i ekraneve, ndaj dhe nuk do të kishte dashur shumë zhurmë. Edhe ikja e tij e tillë ishte, e beftë, edhe pse për shkak të vdekjes në një vend të huaj, ekoja zgjati detyrimish­t më shumë në kohë.

PËRCJELLJA Apartament­i i tij në katin e dytë është i mbushur me njerëz. Hyjnë e dalin të afërm, kolegë e miq. Në një kënd qëndron e ulur Luiza Xhuvani. Përpiqet të jetë e fortë, por e ka të pamundur që të mos qajë. Luiza Xhvani, gruaja që ka shkundur skenat, që ka luajtur Bernarda Albën, Medean, Elektrën..., gra të fuqishme që kanë pasur në duar fate, jetën dhe vdekjen, tanimë duket sikur i është nënshtruar fatit. Pas fatkeqësis­ë së të birit, humbet bashkëshor­tin. Këtë për gjithmonë. Dhe si të ishte i mërzitur me Luizën, ai “vendos” të ikë nga kjo botë pa e përshëndet­ur, pa i thënë lamtumirë, i vetëm, në një hotel të Romës, ndoshta i kënaqur, sepse sapo kishte mbyllur filmin e tij më të ri “Liqeni im”; ndoshta me brenga sepse jeta nuk i shkoi si e kish menduar... Ku mund ta dish. Ajo e mësoi lajmin në mënyrë brutale, nga mediat, që e vendosnin vdekjen e tij në rrethana të pavërteta.

Me durim Luiza priti që ai të kthehej, edhe pse jo në jetë. Por kaq shumë po vonohej ajo ditë e mbrame, pavarësish­t ndërhyrjes së ambasadës shqiptare në Itali, të Ministrisë së Jashtme, të Ministrisë së Kulturës, që mori përsipër të gjitha shpenzimet e sjelljes së trupit në atdhe.. Por italianët janë me pushime, asgjë nuk mund t’u prishë harenë e Ferragosto­s. Dhe Luiza vendos të shkojë vetë atje, bashkë me të bijën. Vendos t’i japë lamtumirën e fundit e më pas të kthehet për ta pritur në shtëpinë që ka hapur dyert e zisë.

Trupi i pajetë i regjisorit dhe skenaristi­t Gjergj Xhuvani mbërriti në Tiranë rreth orës 10: 00. Në orën 14: 00, kortezhi me arkëmortin e mbuluar me lule të bardha u drejtua për në varrezat e Sharrës, ku kineasti do të prehet përgjithmo­në.

IKJA Vdekja e Gjergj Xhuvanit në datën 14 gusht qe një ngjarje e papritur, që la pa fjalë gjithë komuniteti­n artistik, të afërmit dhe të gjithë miqtë që e njohën. Ai vdiq papritur në Romë, ku kishte shkuar për të mbyllur detajet e fundit të filmit të tij më të ri, “Liqeni im”, i xhiruar një vit më parë në Pustec. Jo sepse është zakon, që pasi dikush vdes, thuhen fjalë të mira, por reagimet pas shuarjes së tij ishin të jashtëzako­nshme: miq të vjetër e të rinj, kolegë kineastë e studentë shprehën dhimbjen për këtë ikje, pse jo, të pabesë. Gjergj Xhuvani pa dyshim është një prej kineastëve më të rëndësishë­m shqiptarë, jo thjesht të pas ’ 90- ës. Trajtesa humaniste e filmave të tij, sjellja e së shkuarës në kohë, tërhoqi vëmendjen jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe atij të huaj. Gjergj Xhuvani është i pari që çoi filmin shqiptar në Kanë pas viteve ’ 90, me filmin “Parullat”. Të tjerë filma të suksesshëm të tij janë: “I dashur armik”, “Lindje- Perëndim- Lindje”, “Engjëjt janë larg” etj..

Me durim Luiza priti që ai të kthehej, edhe pse jo në jetë. Por kaq shumë po vonohej ajo ditë e mbrame, pavarësish­t ndërhyrjes së ambasadës shqiptare në Itali, të Ministrisë së Jashtme, të Ministrisë së Kulturës, që mori përsipër të gjitha shpenzimet e sjelljes së trupit në atdhe.. Por italianët janë me pushime, asgjë nuk mund t’u prishë harenë e Ferragosto­s

Dje, gjatë ceremonisë së përcjellje­s për në banesën e fundit të regjisorit Gjergj Xhuvani

Nga ceremonia mortore e regjisorit Gjergj Xhuvani

Kostandin Xhuvani, i pranishëm në varrimin e të atit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.