Juve- Barcelona, sa shumë emra në tavolinë, ‘ Zonja’ tenton edhe Suarezin

Panorama (Albania) - - SPORT -

Fabio Paratiçi fluturoi në Barcelonë ditën e hënë për Huan Mirandën, por takimi me drejtuesit e katalanasv­e ofroi mundësinë për të biseduar edhe për lojtarë të tjerë. Duke nisur nga mbrojtësi i majtë, drejtori sportiv i Juventusit kërkoi të përfshinte në bisedime edhe Daniele Ruganin ( një prej skarcimeve të kampionëve të Italisë), por që nuk arriti t'i bindë kampionët e Spanjës. Klubi i Bartomeut preferon që ta largojë në formë huazimi 19- vjeçarin ( dhe klubi francez i Marsejës është gati ta pranojë këtë formulë) dhe në rast shitjeje përfundimt­are, do të kërkonte mes 8- 10 milionë eurove. Kështu që, në Torino duhet të vendosin nëse do të riformuloj­në ofertën e tyre apo të vazhdojnë diskutimet për një shkëmbim hipotetik mes Ruganit dhe Umtitit ( i cili, sipas "La Gazzetta dello Sport", do të largohej drejt një skuadre tjetër) dhe atij mes Emre Xhanit ( gjermani me origjinë turke nuk e ka bindur Sarrin) dhe Rakitiçit, i kërkuar më parë edhe nga Interi. Tani për tani është vetëm një hipotezë, sepse klubet nuk kanë të njëjtat vlerësime për dy mesfushorë­t, sipas "Tuttosport". Në fund, edhe pse duhet pranuar që është surprizë, është shfaqur edhe emri i Luis Suarezit. Me shitjen e uruguaiani­t, Barcelona do të kishte më shumë shanse për të ripërqafua­r Nejmarin ( për braziliani­n është në garë edhe Juventusi, që mund të luajë kartën Dibala), edhe pse për kampionët e Italisë do të kishte më shumë logjikë një "shkëmbim" me Gonzalo Higuainin ( që deri tani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Kontinasa). Një shkëmbim me Manxukiçin do të refuzohej menjëherë prej spanjollëv­e për shkak të mungesës së ekuilibrit mes vlerësimit të sulmuesve. Është një fantamerka­to me shumë emra të çmuar, që është e destinuar të zgjidhet në 11 ditët e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.