"Interi e ka ngushtuar distancën me Juventusin"

Panorama (Albania) - - SPORT -

Xhani De Biazi, ish- trajneri i Kombëtares mes viteve 2011- 2017, sot te Deportivo Alavesh në kampionati­n spanjoll, ka komentuar për mediat italiane statusin e klubeve kryesore të Serisë A, duke nisur nga kampionët në fuqi. "Vështirë të thuhet nëse distanca mes Juventusit dhe ndjekësve është reduktuar, por me siguri Interi dhe Napoli kanë vepruar mirë në merkato dhe kanë skuadra më të forta krahasuar me vitin e kaluar, ndaj mund të konsideroh­en më pranë me ' Zonjën'. Duhet parë nëse Mauricio Sarri do arrijë të gjejë balancën e duhur. Stafi i tij e njeh mirë grupin, megjithëse momentalis­ht mungon ende raporti total mes trajnerit dhe ekipit, diçka normale në ditët e para".

IKARDI DHE SANÇEZ - Më tej, De Biazi ka folur edhe për merkaton, duke nisur nga Sançez- Inter: "Aleksis Sançez është një lojtar i jashtëzako­nshëm për nga cilësitë. Do shihet edhe se sa do arrijë të ambientohe­t me skuadrën". Disa fjalë edhe lidhur me transferim­in e mundshëm të Mauro Ikardit, ish- kapitenit zikaltër, te Napoli: "Do ishte një pikënisje e rëndësishm­e, pasi mendoj se ka nevojë të ndryshojë ambient. Cilado që do ta blejë, duhet të niset nga ky mendim, gjithmonë nëse Ikardi do largohet nga Interi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.