Kultivuan kanabis në pyll, u gjenden dylbi dhe armë

Arrestohen dy persona në Zall- Bastar për 60 rrënjë hashash

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kontrollet në kuadër të aksionit antikanabi­s që kanë nisur në të gjithë vendin, kanë zbuluar dy raste kultivimi në Tiranë e në Vlorë.

Nga shërbimet e Komisariat­it Nr. 4 të Tiranës është finalizuar operacioni i koduar "Bulçeshi", për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë këtij aksioni janë sekuestrua­r 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak, dylbi dhe janë asgjësuar 60 bimë kanabis. Në pranga kanë rënë dy shtetas, si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit dhe armëmbajtj­es pa leje. Policia tha se në kuadër të operacioni­t masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariat­it Nr. 4 u arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 33 vjeç, banues në Zall- Bastar dhe P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacio­neve të grumbullua­ra më parë, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Bulçesh të Zall- Bastarit, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë të dyshuara si narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni. AKSIONI NE VLORE Nga Policia e Vlorës është finalizuar operacioni "Beshishti", për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga përfunduan 4 shtetas të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit, ndërsa u sekuestrua­n disa fidanë dhe 100

Materialet e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.