Përdorte emrin e Edi Ramës, dënohet për mashtrim 42- vjeçari

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Mashtronte duke u prezantuar si mik i Kryeminist­rit Edi Rama, djalit të tij dhe drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, Gjykata dënoi me 9 vite burg Klodian Cirunën. Ky i fundit është dënuar në qershor, ndërsa ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë një muaj më vonë dhe kërkon pafajësi në Apel. Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, rezulton se tre janë viktimat e mashtrimit të Cirunës, biznesmenë­t Luan Duraj dhe Petraq Koka, si dhe italiani Tomasso Schiavon. Duke i premtuar një apartament për 30 mijë e 300 euro, Ciruna së bashku me disa të afërm e kanë mashtruar italianin, i cili ende edhe sot nuk është bërë pronar i kësaj banese. Pre e mashtrimit për të siguruar leje ndërtimi ka rënë edhe biznesmeni Petraq Koka. Gjatë tentativav­e për të nxjerr leje ndërtimi, Koka ka takuar Klodian Cirunën, i cili i ka premtuar atij që do ta ndihmonte. "Në total, këtij personi i kam dhënë 225 mijë e 500 euro dhe isha në pritje vetëm të daljes së lejes ndërtimore. Por kur leja po vonohej, unë kam filluar sms- të me të gjithë numrat që disponoja që më ishin prezantuar si personat që do të më zgjidhnin punë", tha Petraq Koka. Pas presionit që kishte ushtruar biznesmeni­t i ka ardhur një mesazh në telefon, ku dërguesi prezantohe­j si Kryeminist­ri Edi Rama dhe i thoshte të mos i dërgonte mesazhe kërcënuese djalit të tij Gregor Ramës. Në emër të këtij të fundit i ishin dërguar mesazhe më herët. "Pse më kërcënon djalin etj., unë jam Edi Rama", shkruhej në mesazh sipas biznesmeni­t. Pas kësaj, ai ka bërë denoncim dhe pas hetimeve Prokuroria nisi hetimet për Cirunën i gjetur fajtor edhe nga Gjykata për mashtrim.

Klodian Ciruna

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.