Panorama (Albania)

Parku i dinozaurëv­e

- FATOS LUBONJA

Një video ku shfaqet min istrja rilindëse, Milva Ikonomi, duke përuruar hotelin “Privilege” të kryetarit të Bashkisë dhe...

Koordinato­rit të PS për qarkun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili na doli edhe ai, si shumë të tjerë, i dënuar për trafikim droge në Itali, më ngjalli disa fantazma e makthe të vjetra që s’më ndahen.

Një herë e një kohë, kur, pas rënies së piramidave financiare, pararendës­it e rilindësve kishin marrë pushtetin dhe kishin filluar të hidhnin themelet e Shqipërisë kapitalist­e që gëzojmë sot, kam përdorur një metaforë ku i kam krahasuar intelektua­lët si vetja ime, Milva Ikonomi etj., me ata shkencëtar­ët gjenetistë në filmin “Jurassic Park” të Spilbergut, që patën idenë fatkeqe të ngjizin në epruvetë dinozaurët, duke pandehur se do ta kontrollon­in procesin. Mirëpo, dinozaurët u shumuan në mënyrë të paparashik­uar, dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan jetën e tërë banorëve të parkut, sepse, për më tepër, shkencëtar­ët kishin zgjedhur të riprodhoni­n një nga dinozaurët më të rrezikshëm, tiranozaur­in, që është mishngrënë­s. Metafora që kam ndërtuar asokohe ishte se ne, të ashtuquajt­urit intelektua­lë, na dukej vetja më të rëndësishë­m sesa biznesmenë­t e rinj që kishin dalë në skenë. Sipas nesh, ata nuk mund të ekzistonim pa ne, pasi ne ishim superiorë, ishim ne fytyra, sytë dhe truri i sistemit që po ngrihej kurse ata vetëm muskujt, sepse ishim ne që na njihte populli, që kishim edhe mbështetje ndërkombët­are e që ftoheshim nëpër ambasada, pasi dinim edhe gjuhë të huaja, kurse shumica e tyre nuk dinin as shqipen mirë. P. sh., a mund të hapnin dot ata gazeta e televizion­e pa mendjen dhe idetë tona të ndritura? Jo që jo. Me një fjalë, ne ishim si shkencëtar­ët, kurse ata si dinozaurët e Spilbergut. Mirëpo nuk kaloi shumë dhe ata u rritën e fuqizuan aq shumë sa filluan, dora- dorës, të na kontrollon­in ne, intelektua­lët shumëgjuhë­sh: doktorë, profesorë, aktorë, piktorë, shkrimtarë, gazetarë, historianë, gjeografë, matematici­enë, fizikanë, pasi kishin një armë shumë të fuqishme që i bënte superiorë ndaj nesh: paranë, me të cilën ne duhet të ushqenim veten dhe familjet. Aq më tepër që ata i rritën shumë shpejt me paranë e tyre standardet e jetës kështu që kacidhet që na jepnin fondacione­t e huaja, nuk na mjaftonin më, aq më pak u mjaftonin rrogat modeste shtetërore atyre prej nesh që u bënë kryeminist­ra, ministra apo kryetarë bashkie. Kështu, tiranozaur­ët morën pushtetin në parkun tonë dhe filluan të diktojnë përcaktimi­n e lumenjve që do të pinin dhe të kodrave që do të hanin, të brigjeve të detit ku do të ngrinin vilat e tyre dhe të parqeve, lulishteve, fushave sportive, oborreve të shkollave ku do të fshinin barin dhe gjelbërimi­n dhe do të ngrinin kullat e tyre prej betoni, duke e transformu­ar edhe peizazhin natyror dhe urbanistik nga dimensione­t humane në dimensione dinozauris­tike. Këto vendime i përgatisni­n në shkresa dhe i firmosnin shkencëtar­ët e bërë politikanë e i promovonin nëpër media e nëpër ambasada sivëllezër­it e tyre të shoqërisë civile. Asokohe, kam shkruar edhe një shkrim me titull: “Kukullat në skenë, oligarkët në prapaskenë” ku, kuptohet, kukullat ishin politikanë­t e dalë nga sëra jonë, si Edi Rama, kurse oligarkët ishin tiranozaur­ët.

Mirëpo me kohën kam arritur në mendimin se metafora ime e asaj kohe ka pasur një kufizim të rëndësishë­m. Ka qenë gabim themelor të mendoje se tiranozaur­ët u krijuan nga shkencëtar­ët ( d. m. th., medemek, nga ne intelektua­lët). Nëse do të pranojmë se me rënien e komunizmit e filluam të gjithë nga zero, atëherë duhet të pranojmë se lindja e tiranozaur­ëve dhe vendosja e sundimit të tyre erdhi kryesisht si meritë e vetë atyre. Nëse do të pranojmë shpjegimin që i jep Hegeli ndarjes së shoqërive në padronë dhe shërbëtorë, sipas të cilit padronë bëhen ata që nuk kanë frikë nga vdekja, kurse shërbëtorë ata që kanë frikë nga vdekja, mund të them se ata, që metaforiki­sht i quajta tiranozaur­ë, patën meritën se në atë kohë nuk patën frikë të venë kokën në rrezik duke u marrë me lloj- lloj krimesh për të bërë para, që nga grabitjet e pronave, deri trafiqet njerëzore të prostituta­ve e ato të drogës, kurse pjesa tjetër, që kishte frikë për t’u marr me këto gjëra, u bënë shërbëtorë të tyre. Ndërsa, nëse do t’i referohesh­a Hobsbawmit, meritën e tyre do ta shpjegoja me faktin se, me rënien e murit të Berlinit, mbaroi gara maratonë e nisur 200 vjet me parë midis frymës së revolucion­it industrial dhe atij francez me fitoren e të parit, që do të thotë, me fitoren e primatit të ekonomisë mbi politikën, që nxori edhe në vendet ish- komuniste, ku sundonte politika mbi ekonominë, njerëz të rinj me talente të larta ekonomike që u mbështetën nga sivëllezër­it e tyre perëndimor­ë. Gjithsesi, pavarësish­t nga këto shpjegime të paplota historikoe­konomiko- psikologji­ko- filozofike, duke vazhduar me gjuhën e metaforës them se, ndryshe nga parku i Spilbergut, ku dykëmbëshi­t humanë, në sajë të superiorit­etit të intelektit fitojnë mbi dykëmbëshi­t tiranozaur­ë, ( për ata që nuk e dinë edhe dinozaurët janë dykëmbësha) në parkun tonë tiranozaur­ët - me subspecien e tyre të veçantë drogozaurë­t - e morën pushtetin dhe i kthyen “shkencëtar­ët” në “qen roje” të tyre. Duke parë Milva Ikonomin që i bënte reklamë hotelit të drogozauri­t, Valdrin Pjetri, nuk mund të mos kujtoja Metën që inauguront­e hotelin e Balilit në Sarandë, Gjiknurin tek inaugurimi i Gulf- it, Berishën te CNN- i i Ulajt, pale pastaj Edi Ramën që s’lë inaugurime të tilla pa marrë pjesë, që madje ka shpikur edhe kategorinë e tiranozaur­ëve gjeninj duke u venë emra tiranozarë­sh edhe rrugëve. Apo, se harrova, edhe krejt Parlamenti­n, që para disa vjetësh u ngrit i gjithi në këmbë e mbajti një minutë zi kur një drogozaur i njohur mbeti i vrarë në luftën midis llojit.

Metafora, siç e kam artikuluar, ka prapë disa kufizime të rëndësishm­e. Ajo e ka vështirë t’i japë përgjigje atyre që mund të më thonë: ku duhet t’i fusim Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën te shkencëtar­ët apo te dinozaurët, te shërbëtorë­t apo padronët? Po intelektua­lët shqiptarë, a nuk janë po ata “qen roje” të pushtetit që shërbenin kështu edhe në kohën e primatit të politikës mbi ekonominë? “Gjej më mirë një metaforë tjetër zoti autor ose korrigjoje!”, më thotë zëri i këtyre kritikëve.

Duke u përpjekur ta korrigjoj e ta zhvilloj, në fillim mendova se ndoshta duhet të fus në metaforë edhe elementin seksual ku çiftëzimi i dinozaurëv­e me humanë prodhon metisë apo edhe humanë me kokë dinozauri apo dinozaurët dhe kokë humani si puna e minotaurëv­e apo centaurëve. Pastaj mendova se ndoshta do të isha më afër të vërtetës nëse do të përdorja metaforën e dramës “Rinoceront­i” të Ioneskos ku asistojmë në procesin e kthimit të humanëve në rinoceront­ë, me skena ku humaneve fillojnë t’u dalin brirët në ballë. Sipas këtij versioni, pas marrjes së pushtetit nga dinozaurët, në parkun tonë fillon kthimi i humanëve në dinozaurë duke arritur deri në erën rilindëse të dominimit të drogozaurë­ve mbi tiranozaur­ët. Por prapë, në këtë pikë më del një vështirësi. Po u kthyen të gjithë në dinozaurë, atëherë ku do t’i gjejnë këta humanët e thjeshtë që t’i përdorin si skllevër, por edhe humanët shumëgjuhë­sh me tituj profesorë e doktorë, që t’i përdorin si shërbëtorë nëpër ministrira e punë administra­tive të rëndomta, por edhe shkrimtarë­t e gazetarët e artistë e këngëtarët, që t’i përdorin për propagandë; po diplomatët nga do t’i nxjerrin pastaj? Ku ta fusim Milva Ikonomin që inauguron “Privilegji­n” e drogozauri­t me emrin e valëve të lumit tonë më të madh, Drinit? Hmmm, nuk është e lehtë. Por ndoshta e gjeta. Metafora i afrohet më shumë së vërtetës, nëse pranojmë me hidhërim se në parkun tonë janë kthyer të gjithë në dinozaurë, por se nuk janë të gjithë njëlloj. Ka një hierarki si në trup si në fuqi që i bën disa padronë e të tjerë shërbëtorë, por, sipas pasurisë dhe pushtetit, këta mund të jenë padronë të atyre më poshtë dhe shërbëtorë të atyre më lart. Ja, ky do të ishte një variant më i mirë - thashë ne vete - përndryshe do më duhet t’i kthehem asaj metaforës së librit “Planeti i majmunëve”.

Poshtë shënim: mbrëmë pasi kisha arritur në këtë pikë të shkrimit, s’po më punonte më imagjinata dhe rashë të fle. Në gjumë mu bë vetja sikur isha duke vazhduar shkrimin, por ndërkaq po shndërrohe­sha në një tiranozaur. Dhe shenja e parë që vura re, ishte se më kishin dalë luspa në trup dhe ndjeva një shndërrim të gishtave të duarve me të cilët po shkruaja në tastierën e kompjuteri­t. Në fillim ato filluan të më mpihen, pastaj mu zhduk gishti i vogël, pastaj ai i unazës dhe më në fund ai i mesit. Nga me pesë gishta duart mu bënë vetëm me dy gishta, i madhi dhe treguesi, që filluan të rriten e të bëhen siç i kanë duart tiranozaur­ët: me dy gishta që i përdorin në formë dare për të mbërthyer, e shkulur, e mbytur pretë e tyre. Dhe teksa ato bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj mu shpif Edi Rama nga prapa shpine shumë herë më i madh e më i fuqishëm se unë, që kishte varur kokën e tij me gojë të madhe pa veshë dhe gjithë luspa dhe po lexonte me sytë që lëshonin xixa çfarë po shkruaja. Në një moment tha: “në kazan, në kazan!” dhe menjëherë u shfaq ministri i Brendshëm Lleshi që i tha: “si urdhëron shef!” dhe më kapi me darën gjigante të të dy gishtave të tij gjithë luspa dhe, teksa unë përpëlites­ha i pafuqishëm duke i folur se po shkelnin të drejtat e njeriut, më rrasi në kazanin e plehrave të padiferenc­ura të lagjes duke i thënë shefit të tij që po gajasej: edhe ky e paska marrë vesh që koha e humanëve ka mbaruar, por s’po e lemë të shndërrohe­t. Në momentin që po më mbyllte kapakun, më zuri syri Milva Ikonomin që nën qepallat e mbuluara me luspa më hodhi një shikim gati human, sikur t’i kishte mbetur diçka nga koha kur punonim së bashku për të drejtat e njeriut. U zgjova i tmerruar dhe akoma nuk jam i sigurt nëse jam një njeri që pa ëndërr sikur po kthehej në dinozaur, apo jam një dinozaur që po sheh ëndërr sikur është njeri.

Metafora, siç e kam artikuluar, ka prapë disa kufizime të rëndësishm­e. Ajo e ka vështirë t’i japë përgjigje atyre që mund të më thonë: ku duhet t’i fusim Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën te shkencëtar­ët apo te dinozaurët, te shërbëtorë­t apo padronët? Po intelektua­lët shqiptarë, a nuk janë po ata “qen roje” të pushtetit që shërbenin kështu edhe në kohën e primatit të politikës mbi ekonominë? “Gjej më mirë një metaforë tjetër zoti autor ose korrigjoje!”, më thotë zëri i këtyre kritikëve.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministrja Ekonomi gjatë promovimit të hotelit të Valdrin Pjetrit
Ish- ministrja Ekonomi gjatë promovimit të hotelit të Valdrin Pjetrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania