Panorama (Albania)

Basha akuzon dy “Katicat” e Prokuroris­ë për dosjen 184: Zgjedhje pa Ramën

“Zgjedhje me Ramën? Opozita ka marrë tashmë vendime shumë të forta, jemi gati për çdo masë për të garantuar lirinë e votës”

- ERVIN KOÇI

"Nuk merrem me komentet e këtyre çështjeve dhe ne e kemi pranuar që jemi të hapur për ofertën e tyre për ndërmjetës­im për zgjidhjen e krizës. Mund t'ju them se refuzuesi në këtë aspekt ka qenë Edi Rama".

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje Prokuroren e Përkohshme të Përgjithsh­me, Arta Marku, dhe Prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela, se janë të kapura nga qeveria.

Kjo akuzë e kryedemokr­atit Basha erdhi pas transferim­it të dosjes hetimore "184", e cila kishte nën hetim zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në vitin 2016. Në një deklaratë për mediat, Basha i krahasoi ato me prokuroren maqedonase Katica Janeva, e cila u arrestua pas një rasti korruptiv. "Është një veprim i dy ' Katicave', të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. ' Katica' e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe ' Katica' e Krimeve të Rënda po veprojnë, siç kemi thënë edhe më parë, si pjesë e grupit të strukturua­r kriminal të Rilindjes", tha Basha. Krahas kësaj, kryetari i PD- së ishte dje i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në televizion­in "Syri", ku foli për aktualitet­in politik.

Përplasje civile në protestat e opozitës?

Tani kemi dy mënyra për ta zhvilluar këtë. Një mënyrë është të rrimë në sipërfaqen e deklaratav­e dhe të mos futemi në brendinë e tyre si pjesë e gjithë zhvillimit të ngjarjeve politike. Mënyra tjetër është të shikojmë se çfarë ka ndodhur realisht që prej 30 qershorit. Presidenti nuk ka vepruar se është intimiduar nga opozita. Presidenti veproi sepse gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbart me vete gjithmonë rrezikun e viktimave. Ndërkohë që kam bërë një zotim, të cilit i qëndroj, sipas të cilit PD nuk do të shkojë në pushtet, duke shkelur mbi kufoma. Asnjë fije floku nuk ia vlen të sakrifikoh­et për një satrap të korruptuar si Edi Rama dhe se fundi i tij do të vijë përmes kutisë së votimit. Çfarë po thoni ju, që Shqipëria të ketë të vrarë që të ketë zgjedhje në vitin 2019? Ka një numër njerëzish që flasin për skenarë se pa gjak nuk bëhet. Kush janë këta njerëz? Hajde dalim bashkë dhe vër gishtin se kush do të vritet për Edi Ramën se unë nuk e bëj dot. Më trego mua pastaj se kush do të jetë ndryshimi ndërmjet meje dhe Edi Ramës së 21 janarit.

Përplasja me Presidenti­n për 13 tetorin?

Nuk ka pasur asnjë përplasje. Për fat të keq është bërë tashmë e ditur që KQZ, e kontrollua­r nga qeveria, ka pamundësua­r zgjedhjet e 13 tetorit. Nuk është regjistrua­r askush në zgjedhje, sepse KQZ e kontrollua­r nga Edi Rama ka pamundësua­r zgjedhjet e 13 tetorit dhe pikërisht për këtë PD dhe gjithë opozita e bashkuar e ka konsiderua­r një vazhdim të puçit institucio­nal dhe kushtetues. Veprimi i partive opozitare është një veprim taktik për të nxjerrë zbuluar faktin se kemi të bëjmë me një KQZ që në dhunim të Kushtetutë­s nuk zbaton dekretin e Presidenti. Ajo që mbetet është fakti se Edi Rama ka pamundësua­r një proces zgjedhor në 13 tetor. Ajo që mbetet është që PD dhe opozita janë gati për zgjedhje në çdo kohë dhe në çdo moment me kushtin që t'u garantojmë shqiptarëv­e lirinë e votës.

Pjesëmarrj­a në zgjedhje me Edi Ramën?

Ne kemi marrë një vendim si opozitë. Nuk ka qenë as mendim, as dëshirë, as tekë e Partisë Demokratik­e apo e Këshillit Kombëtar apo e imja personale. Është një vendim i të gjitha partive të opozitës. E zezë mbi të bardhë. Në këtë vendim, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të qarta, një qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeminist­ër. Sikundër kemi dalë me një platformë me 10 pika se cilat do të jenë detyrat e kësaj qeverie. Çfarë tregoi doja "339" dhe "184"? Tregoi se në vend ekziston një sistem kriminal i ndërtuar nga Edi Rama, i përbërë nga trafikantë droge, nga vrasës dhe kriminelë, të cilët bashkëpuno­jnë me krerët e PS, nga Dako te Gjiknuri etj.

Nëse zoti Rama nuk i plotëson këto pika, në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re apo lokale, kurdo që të bëhen, PD do të marrë pjesë?

PD dhe opozita e bashkuar kanë një vendim politik dhe sa kohë që ky vendim politik është në fuqi, PD dhe opozita e bashkuar do të vazhdojnë me të gjitha mjetet dhe format. PD dhe opozita kanë marrë tashmë vendime shumë të forta dhe janë gati të marrin çdo vendim për t'u garantuar shqiptarëv­e lirinë e votës.

Çfarë do të bëjë PD në shtator?

Shtatori po vjen. Do të vazhdojmë betejën me të gjitha format dhe mënyrat. Duke bindur çdo faktor se rruga përpara është ajo e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhjet kushtetues­e vendore, duke bashkuar të gjithë shqiptarët e ndershëm në një betejë që shkon përtej sinorëve të opozitës, por shkon drejtpërdr­ejt te pragu i çdo shqiptari.

Rama refuzoi ndërmjetës­imin e CDU?

Nuk merrem me komentet e këtyre çështjeve dhe ne e kemi pranuar se jemi të hapur për ofertën e tyre për ndërmjetës­im për zgjidhjen e krizës. Mund t'ju them se refuzuesi në këtë aspekt ka qenë Edi Rama.

Vizitë së shpejti në SHBA?

Do të jem shumë shpejt për një vizitë në Uashington, ku kam dhe kemi një lidhje të fuqishme me vendimmarr­ësit amerikanë, si në Kongres, në Senat, po kështu edhe në administra­të dhe ku Partinë Demokratik­e dhe administra­tën amerikane, në Kongresin Amerikan, në institucio­net amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracis­ë perëndimor­e.

 ??  ??
 ??  ?? ARTA MARKU DHE DONIKA PRELA
ARTA MARKU DHE DONIKA PRELA
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania