Panorama (Albania)

Mashtroi për lotarinë, del i prangosur nga ambasada

Ambasada e SHBA zbulon rastin e dytë me dokumente false për lotarinë "Shqiponjat" prangosin Agron Selmanin, falsifikoi diplomën

-

Lumturia e përzgjedhj­es si fitues i lotarisë amerikane ka zgjatur shumë pak për një 41vjeçar nga Shkodra.

Në vend që të ishte duke bërë përgatitje­t për të realizuar udhëtimin e ëndrrave, tashmë do t'i duhet të përgatitet të japë shpjegime para Prokuroris­ë, si i arrestuar për falsifikim dokumentes­h. Intervista në ambasadën amerikane, si një nga të përzgjedhu­rit e lotarisë, ka shkuar si mos më keq për 41vjeçarin Agron Selmani. Besimi se diploma e tij e rreme nuk do të zbulohej nga ekspertët amerikanë ka qenë i tepruar. Gjithçka është mësuar shumë shpejt nga Shërbimi Diplomatik DSS i Ambasadës së SHBA, që kanë njoftuar për rastin Policinë e Tiranës. Në fakt, i dyti në një hark të shkurtër kohor, pasi pak kohë më parë edhe një tjetër fitues lotarie rezultoi me diplomë të falsifikua­r. Sapo ka dalë nga selia diplomatik­e, i shoqëruar nga oficerët amerikanë, Agron Selmani u është dorëzuar forcave "Shqiponja", që e prisnin për t'i vënë prangat. Selmani është prangosur nga Policia dhe më pas është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si i dyshuar për falsifikim dokumentes­h dhe mashtrim.

ARRESTIMI Agron Selmani, 41 vjeç, nga Shkodra, u arrestua të mërkurën nga forcat "Shqiponja" të Policisë së Tiranës, menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikim­i e mashtrimi me vizat, që konsideroh­et një krim i rëndë në SHBA. Shërbimi Diplomatik i Sigurisë, që është degë policore e Departamen­tit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, ka njoftuar Policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka ka sjellë reagimin e menjëhersh­ëm të Policisë dhe Prokuroris­ë. Agron Selmani ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumentev­e që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervisto­hej, ka qenë edhe një diplomë që dyshohet të jetë e falsifikua­r. Ai kishte dorëzuar një diplomë të shkollës së mesme "Jordan Misja", në Shkodër, e cila nga verifikime­t e kryera nga ambasada amerikane ka rezultuar e pasaktë. Siç thonë burimet, Selmani nuk figuron të ketë qenë asnjëherë i regjistrua­r në shkollën "Jordan Misja" dhe diploma mund të jetë e falsifikua­r. Disa ditë më parë, oficerët e Shërbimit Diplomatik zbuluan një tjetër rast me diplomë të falsifikua­r. Bëhet fjalë për shtetasin Çlirim Tupi, nga Dibra, i cili kishte dorëzuar një diplomë të shkollës së mesme "Shefqet Dosku", në Librazhd. Pas verifikime­ve rezultoi se ky dokument ishte i falsifikua­r, madje u procedua edhe ish- drejtori i kësaj shkolle.

 ??  ?? Agron Selmani, i arrestuari që mashtroi për të fituar lotarinë amerikane
Agron Selmani, i arrestuari që mashtroi për të fituar lotarinë amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania